Padia shtesë kundër Këshillit Bashkiak, Kalaja: Fitore e AMT! Bashkia po tenton ndërtimin e teatrit të ri

Padia shtesë kundër Këshillit Bashkiak, Kalaja: Fitore e AMT! Bashkia po tenton ndërtimin e teatrit të ri

18:33, 15/06/2021
A+ Aa A-

Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Adriana Kalaja, e ftuar në hapsirën Intervista e Ditës në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetese e cila pranoi padinë shtesë kundër Këshillit Bashkiak.

Kalaja: Së pari në këtë proces kushtetues përfshirja e një vendimi të Këshillit Bashkiak është konsideruar si fitore nga ana jonë, pasi vetë VKM e transferimit të pronës, nuk i ka mbaruar efektet për transferimin e pronës, për sa kohë që në vijimësi të efekteve ligjore që ka prodhuar kjo VKM, Bashkia Tiranë nëpërmjet Këshillit Bashkiak ka nxjerrë një vendim famëkeq i prishjes së teatrit.

Kjo VKM jo vetëm që nuk ka ndalur në momentin që ka dhënë efektin e transferimit të pronës, por ka vazhduar të prodhojë efekte jo vetëm me vendimin e datës 14 maj 2020 i cili kulmoi me prishjen e teatrit, por edhe pas kësaj date ka veprime aktive të Bashkisë Tiranë, e cila jo vetëm nuk respekton këtë proces me interes mbarë publik, që është një proces në Gjykatën Kushtetuese, por në mënyrë të kundraligjshme po tenton të fillojë punimet për ndërtimin e teatrit të ri.

Ne menduam se është në interesin publik, në interesin e trashëgimisë kulturore, është në interes të të gjithë identitetit tonë kombëtar dhe të historisë, që bashkë me këto dy akte ligjore, të diskutohet edhe ky vendim i Këshillit Bashkiak.

Realisht është një fitore shumë e madhe pasi kemi pasur një kundërshtim të fortë në seancë nga institucionet përgjegjëse. Duke filluar që nga Këshilli i Ministrave, Kuvendi dhe Bashkia Tiranë.

Në Gjykatën Administrative është depozituar një padi gjasme nga shoqëria civile, por që ështe një padi kurruptive që është bërë më sponsorizimin e pushtetit lokal dhe qendror. Synimi i saj është legjitimimni i VKM dhe vedimit të Këshillit Bashkiak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco