VIDEO/ 6 bashki pa kryetar, 3 kryebashkiakë të Ramës i ‘dogji’ dekriminalizmi

VIDEO/ 6 bashki pa kryetar, 3 kryebashkiakë të Ramës i ‘dogji’ dekriminalizmi

16:48, 15/06/2021
A+ Aa A-

6 nga 61 bashkitë e vendit nuk drejtohen nga kryetarët, të cilët u zgjodhën nga votimet e njëanshme të vitit 2019. Gjatë këtyre dy viteve, 3 kryebashkiak socialist janë djegur për shkak të ligjit të dekriminalizimit, 2 kanë dhënë dorëheqjen dhe një është ndarë nga jeta. Ndërkohë në 23 qershor Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë padinë për pavlefshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Nga SYRI TV

Shkodra, Durrësi, Vora, Rrogozhina, Mallakstra dhe Dibra janë 6 nga 61 bashkitë që nuk drejtohen nga kryetarët, të cilët u zgjodhën në votimet e njëanshme të 30 qershorit të vitit 2019.

I pari që u largua ishte Valdrin Pjetri, I cili në gusht të vitit 2019 nuk mundi të merrte mandatin e Bashkisë së Shkodrës, për shkak se u dogj nga ligji i dekriminalizimit. Për pasojë, kryebashkiakja demokrate Voltana Ademi vazhdon të drejtojë kryeqendrën e veriut.

Më pas radhën e kishte Bashkia e Vorës, ku Agim Kajamku, nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit dënimin në shtetin grek, për falsifikim dokumentesh.

Për ish-kreun e Bashksië së Vorës, u ngritën dyshime se e përdori detyrën e tij edhe pasi u shkarkua nga KQZ ja. Aktualisht çështja ndaj tij është në gjykim, ndërkohë Bashkinë e Vorës e drejton Gentian Picari.

Kryebashkiaku socialist i Mallakastrës, Qerim Ismailaj është i treti, i cili u faktua nga Prokuroria e Përgjithshme në 14 Qershor të këtij viti se preket nga Ligji i Dekriminalizimit.

Vetëm pak ditë pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019, kryebashkiakja socialiste e Durrësit, Valbona Sako dha dorëheqjen. Fillimisht drejtimin e Bashkisë së Durrësit e mori Zhuljen Varfaj, i cili u zëvendësua nga ish nënkryetarja Emirjona Sako.

Dionis Imeraj dha dorëheqjen nga posti i kryetarit në Bashkinë e Dibrës për shkak të kandidimit në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, aktualisht Bashkia e Dibrës drejtohet nga Kryetari në Detyrë, Shkëlqim Murrja.

Në shkurt të vitit 2020, kryebashkiaku i Bashkisë së Rrogozhinës, Haxhi Memolla, u nda nga jeta si pasojë e një ataku kardiak në Qytetin e Dibrës, ku ishte duke ndjekur një ndeshje futbolli. Kjo Bashki tani drejtohet nga Edison Memolla.

Gjatë këtyre dy viteve Partia Demokratike ka akuzuar edhe disa kryebashkiak të tjerë socialist se janë subjekt I Ligjit të Dekriminalizimit.

Ndërkohë në 23 Qershor Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë padinë për pavlefshmërinë e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit të vitit 2019.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco