Leli ua la ‘thatë hakmarrjen’, vjen reagimi i dytë për rilindasit e Ramës në Vlorë

Leli ua la ‘thatë hakmarrjen’, vjen reagimi i dytë për rilindasit e Ramës në Vlorë

16:05, 15/06/2021
A+ Aa A-

Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, ka reaguar pas mos pjesëmarrjes në gjyqin publik të zhvilluar prej këshilltarëve socialist në Këshillin Bashkiak.

Leli bëri fillimisht me dije paraditen e sotme se kushtet e pandemisë nuk lejojnë organizimin e mbledhjeve me shumë persona dhe ndaj ai e zhvilloi takimin në ‘Zoom’ me Drejtorët Bashkiak.

Përmes një njoftimi në Facebook, kryebashkiaku bën me dije se ftesa u kishte shkuar elektronikisht dhe këshilltarëve të cilët nuk kanë pranuar të jenë prezent në mbledhje.

Sipas tij në takim u vlerësua nga të gjithë drejtorët Bashkiak se punët në shërbim të qytetarëve janë kryer me përgjegjshmëri.

Postimi i plotë:

Dua t’ju bëj me dije se pavarësisht mosparaqitjes së këshilltarëve bashkiak në mbledhjen e sotshme online, gjithë çfarë kërkuan të dinin në emër të ankesave të banorëve të Vlorës, u ka shkuar në adresat e tyre elektronike.

Të gjitha drejtoritë e Bashkisë Vlorë janë përgjigjur me përgjegjshmëri për punët që kanë kryer, njësoj siç do të veprojnë dhe sigurisht, të përmirësohen, në vazhdim!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco