VIDEO/ 'Por Kosovën nuk do ta njoh kurrë': ekspertët analizojnë takimin e fortë Vuçiç-Kurti dhe të NATO-s

VIDEO/ 'Por Kosovën nuk do ta njoh kurrë': ekspertët analizojnë takimin e fortë Vuçiç-Kurti dhe të NATO-s

12:59, 15/06/2021
A+ Aa A-

Dy ekspertë të marrëdhënieve ndërkombëtare janë ftuar në SYRI TV për të analizuar takimin e vendeve anëtare të NATO që po mbahet në Bruksel, por që sot ka mbetur disi në hije nga takimi i parë që zhvillohet paralelisht midis Presidentit të Serbisë Aleksander Vuçiç dhe Kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurti për raportet midis dy shteteve. 

Të ftuar në emisionin“Kafe Shqeto” mëngjesin e së martës, ishin sot zotërinjtë Gurakuq Kuqi, Prof.Dr i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Dritan Hoti, pedagog i Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

“Do ta nisim nga një pyetje për afër nesh, që është marrëdhënia e Kosovës me Serbinë. Kemi takimin, le të themi të shumëpritur, Vuçiç - Kurti sot në Bruksel - tha drejtuesja e emisionit Dori Daka. – Por unë do të doja ta fillonim me komentin e një Twitteri të fundit nga Vuçiç që deklaron se “unë nuk jam ithtar i konflikteve të ngrira, por Kosovën nuk do ta njoh kurrë!” Cili është komenti juaj?”. Ndiqni intervistat në vijim në SYRI TV/ ar.sh/SYRI.NET

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco