Kolegji rrëzoi kërkesën për përsëritje të zgjedhjeve në Fier, reagon PD: Çështjen do e dërgojmë deri në Strasburg!

Kolegji rrëzoi kërkesën për përsëritje të zgjedhjeve në Fier, reagon PD: Çështjen do e dërgojmë deri në Strasburg!

12:53, 15/06/2021
A+ Aa A-

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Marash Logu, ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, për të mos përsëritur zgjedhjet në Qarkun e Fierit.

Logu, në një deklaratë për mediat, tha se vendimi është flagrant dhe i paprecedent, kurse shtoi se çështja mund të çohet deri në Gjykatën e Strasburgut.

“Këto vendime janë të paprecedent dhe në kundërshtim flagrant me ligjin zgjedhor në Shqipëri. Ne e dimë se kush ka qenë prapa këtyre vendimeve. Ka shumë qytetar që na pyesin kush është i frikësuar nga masakra e 25 prillit, kush është dora e zezë që mbyll gojën e përgjigja është një dhe e vetme është Edi Rama.

Ky është i interesuar për të shuar çdo hapësirë lirie. Ne do t’i shkojmë deri në fund, demokratët nuk dorëzohen dhe në do ta vazhdojmë deri në fund betejën për zbardhjen e masakrës së 25 prillit. Do përdorim çdo mjet do përgatisim strategjinë ligjore që do të ndjekim në Gjykatën Kushtetuese dhe në gjykatën e Strasburgut”, u shpreh Logu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco