Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD për përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Fierit

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD për përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Fierit

12:27, 15/06/2021
A+ Aa A-

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar një tjetër ankimim të Partisë Demokratike në lidhje me procesin zgjedhor të 25 prillit.

Kështu, si në rastet e tjera, Kolegji vendosi të rrëzojë kërkesën e demokratëve për qarkun e Fierit, me arsyetimin se nuk ka prova.

Në seancat e mëparshme Kolegji Zgjedhor ka vendosur kundër opozitës edhe për qarqet e  Gjirokastrës, Vlorës, Beratit dhe Tiranës, Shkodrës, Durrësit dhe Korçës.

Pak dite me parë ky institucion ka rrezuar një tjetër kërkesë të PD-së për përjashtimin e 7 gjyqtarëve. Sipas Kolegjit Zgjedhor, pretendimet e PD se shtatë anëtarët e tij nuk garantojnë paanshmëri në gjykim të ankesave për pavlefshmërinë e zgjedhjeve, janë të pabazuara.

Ndaj gjyqtarët e Kolegjit vendosën të mos e marrin atë parasysh dhe të vijojnë procesin e shqyrtimin e kërkesave të paraqitura nga subjektet zgjedhore për pjesën tjetër të qarqeve për të cilat ka pretendime për parregullsi në zgjedhje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco