Prokurori i Përgjithshëm: Shumë 'deputetë të 25 prillit' nuk e kanë të sigurt mandatin

Prokurori i Përgjithshëm: Shumë 'deputetë të 25 prillit' nuk e kanë të sigurt mandatin

11:35, 14/06/2021
A+ Aa A-

Ditën e sotme (14 qershor), prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka raportuar në parlament lidhur me performancën e institucionit që drejton. Mes të tjerave ai është pyetur edhe për kandidate të cilët kanë dalë fitues në 25 prill, por ende rrezikojnë q ta humbin mandatin e deputetit në 9 shtator nga këto hetime.

Kryeprokurori deklaroi se askush nga të dyshuarit nuk është i sigurt, pasi hetimet nga ana e organit të akuzës po vazhdojnë.

“Në rastet kur kanë mbërritur përgjigjet e ka pasur nevojë për verifikime të mëtejshme është vijuar më pas me letër porosi, për marrjen e rezultateve në totalin e tyre. Kur këto rezultate të jenë të plota, ne do i trajtojmë të gjitha të dhënat që kemi grumbulluar e do ia drejtojmë KQZ”, tha ai.

Gjithashtu kryeprokurori u pyet më konkretisht për faktin se para fushatës elektorale, KQZ ka dërguar 28 kandiatë për verifikim të thelluar të 9 subjekteve politike dhe meqenëse nuk është ceritifkuar rezultati  a ka deptuetë që teorikisht pretendojnë të jenë fitues, por  mund ta humbin mandatin në 9 shtator.

"Të gjitha rastet janë në proces, për disa raste janë përfunduar e janë bërë publike rezultatet të cilat ne ia kemi dërguar KQZ. Rastet e tjera lidhen me çështje të cilat duhen bërë verifikime jashtë vendit. I janë bërë kërkesa Interpolit, që bën kërkesa në të gjitha vendet e BE e të tjera, dhe jemi në pritje të përgjigjeve nga ata.

Megjithatë në rastet kur kanë mbërritur përgjigjet e ka pasur nevojë për verifikime të mëtejshme është vijuar më pas me letër porosi për marrjen e rezultateve në totalin e tyre. Kur këto rezultate të jenë të plota ne do i trajtojmë të gjitha të dhënat që kemi grumbulluar e do ia drejtojmë KQZ. Për ta lidhur me pjesën e opinionin që kërkoni nga unë, për krahasimin e deportimit me shpalljen non grata.

Duhet të jemi të qartë, sa i përket ligjit ndahet roli i prokurorit apo i KQZ apo i Departamentit të administratës publike, prokuroria grumbullon të dhënat, të gjitha këto pasi përpunohen i drejtohen DAP apo KQZ për të bërë vlerësimin nëse këto raste që janë apo s’janë të diskutueshme bëjnë që subjektet të jenë nga ato që i parashikon apo jo ligji. Ky është rregullim që e ka bërë legjislatori e ne jemi zbatues të tij”, deklaroi Çela.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco