Në parlament/ Kreu i SPAK, Arben Kraja bën bilancin. Ja çfarë thotë për sekuestrimin e pasurive

Në parlament/ Kreu i SPAK, Arben Kraja bën bilancin. Ja çfarë thotë për sekuestrimin e pasurive

11:33, 14/06/2021
A+ Aa A-

Kreu i SPAK, Arben Kraja ka raportuar sot në Kuvendin e Shqipërisë, ku është ndalur edhe te përgjimet. Sipas tij janë ekzekutuar 391 autorizime të prokurorit për lejim përgjimi. Ndërkohë që sipas tij gjatë vitit 2020 për veprat penale nën hetim nga prokuroria e posaçme janë interceptuar 1175 subjekte përgjimi apo autorë që kanë dijeni për  vepra penale.

“Referuar nenit 29 të ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin e Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin e Krimin e Organizuar” si dhe nenit 23 (dispozita kalimtare) të ligjit Nr. 69/2017, në muajin dhjetor 2019, në Sektorin e Përgjimit të Komunikimeve Elektronike në Prokurorinë e Përgjithshme është vënë në dispozicion një ambient i veçuar, zyrë pune, me qëllim realizimin e procesit të përgjimit në interes të çështjeve hetimore të ndjekura nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Për arsye se në ambientet tona tona nuk ishte instaluar pajisja jonë e përgjimit. Në datë 20.12.2019 është autorizuar për herë të parë vendosja e disa pajisjeve. Gjatë vitit 2020 bërthama komanduese elektronike ka ekzekutuar 391 autorizime të prokurorit për lejim përgjimi, 943 vendime të Gjykatës së Shkallës së Parë të Posacme  për Korrupsionin. Gjatë vitit 2020 për veprat penale nën hetim nga prokuroria e posaçme janë interceptuar 1175 subjekte përgjimi apo autorë që kanë dijeni për  vepra penale 1373 pajisje fundore dhe janë ndaluar  171 persona të dyshuar”, tha Kraja.

Bashkëpunimi ndërkombëtar

“Një fushë tjetër ka qenë edhe bashkëpunimi ndërkombëtar dhe hetimet e përbashkëta. Gjatë 2020 janë trajtuar 69 kërkesa për ndihmë juridike të paraqitura nga autoritetet e huaja. 49 nga këto kanë qenë kërkesa të reja dhe pjesa tjetër e mbartur. Kjo tregon se institucionet ndërkombëtare kanë besim tek ne. Nga këto janë ekzekutuar 39 prej tyre dhe pjesa tjetër është mbartur për në vitin 2021”.

Sekuestrimi i pasurive

“Në SPAK janë paraqitur 251 materiale nga policia e shtetit dhe gjatë vitit 2020 janë paraqitur në gjykatë 120 kërkesa për sekuestrim pasurie. 68 kanë qenë me kërkesë të prokurorit.

Për 117 prej tyre është shprehur me vendim, ndërsa tre kanë kaluar për në vitin 2021. Vetëm për dy raste është vendosur mospranimi.  Janë paraqitur 62 kërkesa për konfiskim të pasurisë. Për 35 kanë kaluar për vitin 2021”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco