Si protestë ndaj vegjetimit, si thirrje për t'u ngritur edhe nga vetvetja e fjetur

Si protestë ndaj vegjetimit, si thirrje për t'u ngritur edhe nga vetvetja e fjetur

11:22, 14/06/2021
A+ Aa A-

Nga Flutura Açka

Këtë foto e shoh shpesh dhe gjatë. Dhe kam gjithnjë të njëjtën ndjesi: atë të shkëputjes së përkohshme nga toka, nga realiteti. Por shumë më shpesh, ndjesinë e largimit nga përdita, nga ethja e pangimjes, nga baltovina ku mësohesh, nga vesi ku përshtatesh.

Nuk di përse ajo më kujton të shkuarën shqiptare. Ndonjëherë e lexoj si protestë ndaj vegjetimit, dhe po aq si thirrje për t'u ngritur, edhe nga vetvetja e fjetur, edhe nga bataku ku na çon rutina.

Befta këtij çasti vibrant të fiksuar në këtë foto, mund të ketë ngjyrime folklorike për ca modernë në një shoqëri si jona - që risolli gate community (blloqet) në demokraci, gjëja më e urryer në diktaturë, që duron picirin e trafikut shqiptar nga ngulfatja që i është bërë Tiranës e qyteteve, që është mësuar me ajrin e ndotur mbi ballkone, me ujin e erëkalbur që ua grin organet, që sehiros shkatërrimin e oborreve të shkollave të vjetra për një metër beton më shumë që përkthehet në para, që duron shembjen selektive të kioskave në bregdet për të shpërblyer bandat e votave të blera në zgjedhje, që pranon legalizimin e shumëpritur në prag zgjedhje me 600 euro shpërblim nën dorë, që ndërtoi një shtet të urryeshëm, që mbylli kioskat e gazetave për t'i kthyer në bukurane patatinash, që i sërdisi shitësit e fushave të periferive nga tregu për t'i liruar vendin trusit të bananeve, që nuk la të dërguar nga Europa pa dorovitur me çanta të mbushura e vajza të hajthshme, që solli e çfarë nuk solli në vitrinën e pallokracisë sonë - por ajo ka kuptimin e një pastërtie që do të mbetet përjetë, edhe pse e padukshme, në helikat e ADN-së shqiptare.

Po jua sjell miq në vëmendje këtë foto, duke ju uruaj një javë të mbarë!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco