Lajmi i fundit

DETAJE – EMRAT/ Atentati më armë në Memaliaj, ja kush qëlloi ndaj avokatit

Berisha përsërit deklaratën/ I qëndroj, votimi i parakohshëm por merrni pjesë

Berisha përsërit deklaratën/ I qëndroj, votimi i parakohshëm por merrni pjesë

12:31, 13/06/2021
A+ Aa A-

Ish-lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka votuar ditën e sotme për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD. Pas votimit, ish-kryeministri i Shqipërisë, ka dhënë një deklaratë për mediat.

Ai ka thënë se pavarësisht nga rezultati, kandidatët janë zotuar se do të vazhdojnë përpjekjet e tyre për PD dhe për vendin.

“Është krejtësisht normale. Kandidatët janë zotuar që do të vazhdojnë pavarësisht nga rezultati, përpjekjet e tyre për PD dhe vendin”, theksoi Berisha.

I pyetur nga gazetarët e pranishëm në lidhje me një rikthim në krye të PD, Berisha tha:

“Unë jam konsistent në deklaratat e mia”.

E plotë:

Të marrin pjesë sa më shumë në këtë proces votimi. Mesazhi i ditës së sotme është pjesëmarrja në votim. Unë besoj se pasi kam shprehur qëndrimin tim, kjo nuk do ta nxjerrë të ndarë por përkundrazi do ta nxjerrë të bashkuar. Kandidatët kanë shprehur pikëpamjet e tyre dhe janë zotuar që do të vazhdojnë pavarësisht nga rezultati përpjekjet e tyre për PD-në dhe vendin. Ti jo që do të nxjerrësh sekretet, po do sekretet e sekreteve. Unë jam konsistent në deklaratat e mia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco