Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Vlorë, Fier, Lezhë, Kukës, anëtarët e PD votojnë për kreun e ri të partisë në 12 qarqet e vendit

Vlorë, Fier, Lezhë, Kukës, anëtarët e PD votojnë për kreun e ri të partisë në 12 qarqet e vendit

09:41, 13/06/2021
A+ Aa A-

Sot në të gjithë Shqipërinë anëtarët e Partisë Demokrtike do të votojnë për zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj force politike.

Në garë për të drejtuar partinë e dytë më të madhe në vend janë kreu aktual i PD, Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj.

Procesi i votimit në Vlorë

Ka nisur procesi i votimit për të zgjedhur kryetarin e PD-së në Vlorë.

Janë 1435 anëtarë me të drejtë vote të cilët do t'i drejtohen qendrës së votimit të ngritur pranë selisë së PD Vlorë,.

Votimet kanë nisur në orën 8.00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.

Procesi i votimit në Fier

Janë 3400 anëtare aktivë të cilët përfshihen sot në procesin zgjedhor për kreun e demokratëve.

Procesi ka niusr në mjediset e zyrave te PD.

Do të jenë dy komisione të adminsitrimit të zgjedhjeve në Fier pasi ka një numër të lartë anëtarësie.

Procesi i votimit në Korçë

Edhe në Korçë ka nisur procesi i votimit në të gjithë qarkun.

Numri i anëtarëve të miratuar për të votuar  është 5379. Procesi ka nisur në orën 08:00 dhe do të vazhdojë deri në orën 19:00.

Procesi i votimit në Lezhë

Në Lezhë do të votojnë 2402 anëtarë për të zgjedhur kryetarin e forcës më të madhe opozitare në Shqipëri.

Që në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm janë hapur dyert e zyrës së PD ku dhe do zhvillohet votimi për katër kandidatët që garojnë.  

Procesi i Votimit në Kukës

Procesi i votimit ka nisur nga ora 8:00 per kryetarin e ri te PD.

Interesi i anetaresise se PD Kukesështë shumë i larte. Procesi po ecen normalisht sipas kryetarit te deges se PD Arif Rexhmati./Syri.net, Syri Tv/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

..MONDI13/06/2021 11:31

Meqe jemi lexues te rregullt te Syrit nuk e gjetem emrin ne listen e votimit ? Ma kishin hequr emrin nga lista e votimit.

Shto koment

Denonco