Pse po largohet Ruçi për t’i lëshuar rrugën ‘brezit të ri’ të Luljeta Bozos?

Pse po largohet Ruçi për t’i lëshuar rrugën ‘brezit të ri’ të Luljeta Bozos?

19:30, 12/06/2021
A+ Aa A-

Për ironi, në ditën kur Partia Socialiste po mbante një kongres në stadium, të kritikuar se i shkon stilit komunist të Kim Jong-un të Koresë së Veriut, i vetmi lajm erdhi nga një ‘dinosaur’ i komunizmit shqiptar.

Gramoz Ruçi deklaroi se tërhiqet nga politika për t’i hapur rrugën brezit të ri. Ish-ministri i Brendshëm i komunizmit, që mbajti postin më të lartë në hierarkinë shtetërore gjatë sundimit të Edi Ramës, ishte i vetmi lajm interesant i kongresit monist.

Pas tij, Edi Rama deklaroi se largimi i Gramoz Ruçit ia kishte këputur krahët dhe se ai i kishte shërbyer vazhdimisht si këshilltar.

Nuk dihet se për çfarë e ka këshilluar Ruçi, por duke parë se si është katandisur shteti, demokracia, liritë dhe ekonomia në vend, mund ta kuptosh lehtë se cilat kanë qenë këshillat.

Kongresi alla- Kim Jong-un erdhi pas votimeve të 25 prillit, që provuan edhe njëherë se Edi Rama dhe qeverisja e tij nuk kanë ndërmend të largohen me votë të lirë. Ai bëri çdo manovër ligjore dhe joligjore për të mbajtur pushtetin.

Ndaj largimi i Ruçit në këtë moment duket i habitshëm, nisur edhe nga fakti se ‘të rinjtë’ që ka ofruar Edi Rama për të përmirësuar imazhin e tij në politikë ishin edhe më të vjetër se Ruçi. Pra ai po largohet për t’i hapur rrugën freskisë politike të Luljeta Bozos? Kjo nuk bën sens në asnjë mënyrë.

I vetmi shpjegim i mundshëm është që ka pasur një presion nga të huajt për largimin e ‘dinosaurit’ të komunizmit, që po e mbyll karrierën e tij me një veprim tipik komunist; atë të mbylljes së dyerve të Kuvendit për median.

Krahas ERTV po krijohej edhe një GRTV, akuzuan gazetarët Ruçin, që pas shpinës së tij ka pasur një numër të madh akuzash nga opozita dhe e djathta shqiptare.

Ai u largua në një kongres të stilit monist, që vetëm sa konfirmoi se autokracia është instaluar në vend, ashtu siç mund ta ketë ëndërruar Ruçi me shokë dhe shoqe.

Ky kongres më shumë se një festë e PS, ishte një teatër për t’i dhënë zemër Edi Ramës pas krimit që ka konsumuar. Asgjë më shumë. As prodhimi i një lajmi për largimin e Ruçit dhe komentet qesharake te Fatos Nanos nuk e zbehin faktin se ky kongres ishte si një homazh për demokracinë e vdekur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

muti bajga13/06/2021 04:02

nqse ka njerez te mire akoma ne kete mut vendi mos e lejoni gramoz rucin te beje dorheqje nga politika ai ka kusure per te paguar

Mirfa12/06/2021 22:38

Sa turp per ju Anal ista te pavarur Dhjaksa a te blere Mbijetoi si luan 30 vite ne politike nderkohe qe duhej te ishte ne burg i beri karshillek gjithe vendit E dini se qe ne 94 eshte non grata e spatet kurajo ta denonconi E dinit qe poshtersite me shitjen e vizave ne ambasadaden amerikane i ka bere ai E dinit e kurre sfolet per grupin kriminal te familjareve te tij Per 30 vite JU jeni bashkpuntore te tyre ku nga frika o te tredhur o te blere me lek krimi Ato mbijetojne nga ju qe zvarriteni si kermij pas tyre

cuf dabjoni12/06/2021 21:47

do ta kene detyruar arbitrat....duke mos e shpallur ne Liste si superbly....ose qe ta shpallin pa center Kuvendin

Shto koment

Denonco