Rama tallet me Nanon: E vrava dhe më pas e rilinda

Rama tallet me Nanon: E vrava dhe më pas e rilinda

18:57, 12/06/2021
A+ Aa A-

Kryetari i PS dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtuar fjalën e tij gjatë Kongresit duke falenderuar në mënyrë tallëse veçanërisht ish-kryetarin e kësaj partie, Fatos Nanon.  

“Faleminiderit liderit të saj të parë. Babit tim politik që në fillim e desha, pastaj e vrava dhe më pas e rigjeta të rilindur në respektin dhe vëmendjen e ndërsjellë ndaj njëri-tjetrit”, tha Rama nga Kongresi i PS-së në stadiumin “Air Albania”.

Gjithashtu Rama falenderoi edhe të gjithë ata persona që në emër të Partisë Socialiste i shërbyen vendin sipas tij.

“Kjo është ditëlindje e bukur. Kjo e sotmja ka jo vetëm veçantinë e përvjetorit të 30 por edhe shijen e veçantë të fitores së arritur për të tretën herë radhazi për herë të parë në historinë e pluralizmit shqiptar.  Faleminderit të gjithë atyre që i dhanë kësaj partie emrin, misionin, vlerat dhe tiparet e mëdha të ndryshimit. Patjetër faleminderit liderit të parë të saj,. babait tim politik që në fillim e desha, pastaj e ‘vrava’ dhe pastaj e rigjeta të rilindur në respektin dhe vëmendjen e ndërsjelltë ndaj njëri-tjetrit. Faleminderit atyre që në emër të PS-së i shërbyen vendit në këto 30 vite. Mbi të gjitha faleminderit të gjithë anëtarëve të kësaj familjeve dhe kontribuuan gjatë kësaj periudhe 30-vjeçare shpresash, ndryshimesh të mëdha, ku jemi rrëzuar, jemi ngritur dhe kemi vazhduar të ringrihemi së bashku.  Faleminderit Megi edhe për fjalët e tua dhe unë e besoj se nga atje lart Bashkimi po na ndjek i buzëqeshur dhe është si asnjëherë më parë krenar për ty.  Faleminderit të gjithë atyre që na dhanë mbi 5 milionë e mbi 944 mijë  vota në këto 30 vite“, tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Nje qytetar qe po plas.12/06/2021 21:28

Parti - Edver jemi gati kurdohere (por meqe ra llafi, na hengesh ate qe ti thua s'thuhet)

Kadri12/06/2021 20:13

Eshte e vertete qe Rama e vrau Nanon , pastaj e ngjalli..

Shqiptari12/06/2021 19:11

SIGURISHT IA BLEVE NANOS PARTINE SOCIALISTE, IA PORDHE MENDJEN METES QE TE BERI MINISTER, TE BERI KRYETAR BASHKIE DHE ME NE FUND TE BERI KRYEMINISTER. TANI PARTINE SOCIALISTE E SHKATERROVE PERFUNDIMISHT DHE RILINDE PARTINE KOMUNISTE TERRORISTE QE TANI NE KUPTIMIN ME TE PLOTE FILOZOFIK, POLITIK DHE PSIKOLOGJIK E KTHEVE NE NJE PARTI NAZISTE! POR TI NUK I PORDHE MENDJEN VETEM ILIR METES, SEPSE TI I PORDHE MENDJEN DHE KORRUPTOVE EDHE SHBA, DASH, BE DHE OSBE! KONGRES PARTIE NE STADIUM VETEM ADOLF HITLERI KA MBAJTUR!

Shto koment

Denonco