Kërpaçi i bashkohet protestës së maturantëve: Nuk kemi luksin të humbasim në emigrim asnjë të ri

Kërpaçi i bashkohet protestës së maturantëve: Nuk kemi luksin të humbasim në emigrim asnjë të ri

13:46, 12/06/2021
A+ Aa A-

Vazhdon akoma protesta e maturantëve në Tiranë që filloi mëngjesin e ditës së sotme.

Ata kanë bllokuar Rrugën e Elbasanit në kryeqytet me thirrjet dhe pankartat e tyre ata kërkojnë të rivlerësohen provimet e maturës.

Kësaj proteste i është bashkuar dhe Kryetare e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi.

Kërpaçi me anë të një statusi të publikuar në llogarinë e saj në Facebook shkruan se matura shtetërore është kthyer prej vitesh në një proçes qartësisht ndrydhës të ëndrrave dhe mundit të maturantëve.

Statusi i plotë:

Matura shtetërore është kthyer prej vitesh në një proçes qartësisht ndrydhës të ëndrrave dhe mundit të maturantëve.

Sot i bashkohem thirrjes së maturantëve protestues, me ngulmin që kërkesat e tyre të gjejnë zgjidhje për të mos penalizuar asnjë maturant në ndjekjen e degës që preferojnë dhe meritojnë.

Jam nxitur për këtë status jo vetëm nga protesta e sotme por edhe nga mesazhet e shumta të maturantëve ekselentë që më kanë shprehur zhgënjimin nga testi i matematikës.

E kam shprehur gjithmonë që matura shtetërore është kthyer në një proçes eskperimental që shkatërron të ardhmen e të rinjve!

Nuk kemi luksin të humbasim në emigrim asnjë të ri, ndaj një zgjidhje sa më gjithëpërfshirëse është përgjigja e duhur!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco