Vasili: Protestat e maturantëve, provë e qartë e një arsimi të falimentuar rilindas!

Vasili: Protestat e maturantëve, provë e qartë e një arsimi të falimentuar rilindas!

12:59, 12/06/2021
A+ Aa A-

Ka ardhur një reagim tjetër nga politika për protestën që po mbajnë në të gjithë vendin, maturantët, nxitur nga problemet që zbuluan në tezat e provimeve të maturës.

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, reagoi i indinjuar në Fb: “Arsim i dështuar! Arsim i drejtuar nga të paaftët! Arsim kundër të rinjve dhe kundër dijës! Arsim selektiv, i pabesë dhe antishkencë.

Justifikimet bajate dhe vulgare të qeverisë bien mbi kurrizin e maturantëve. Boll më me burokratët rilindas, që ua neveritën shkollën të rinjve. Protestat masive në mjaft qytete janë provë e qartë e një arsimi të falimentuar rilindas!” ka nënvizuar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kujtesa12/06/2021 13:35

O Vasil ! E urrej deri në extrem para 90tën , por kjo nuk më jep të drejtën që edhe të mirën ta përbuz. U trashëgua një arsimim shum dmth. poor si të tjerat u çua dhe arsimi në kuotën 0 . Me kuç e maç , të hurit e të litarit u bënë protoganist të riformimit "modern" . Kësaj gjelle , ku edhe TI ke marr pjesë si guzhinjer (mbase dhe aprovim vetem) nuk i dihet se kur mbaron , pa llogaritur kur do mbarojë aroma .(P A S O J A T )

Shto koment

Denonco