VIDEO/ Maturantët protestojnë në të gjithë Shqipërinë për provimet: Rivlerësim, shumë të vështira

VIDEO/ Maturantët protestojnë në të gjithë Shqipërinë për provimet: Rivlerësim, shumë të vështira

11:49, 12/06/2021
A+ Aa A-

Maturantët janë grumbulluar paraditen e sotme para Ministrisë së Arsimit në Tiranë për të protestuar ndaj tezave që iu janë paraqitur në provimet e Maturës, sepse kanë qënë shumë të vështira, të pakuptueshme dhe me kohë të kufizuar.

Paralelisht me maturantët e Tiranës janë ngritur në protestë edhe maturantët në qytete të tjera të vendit me thirrje të forta dhe me pankarta.

Maturantët në Tiranë kanë bllokuar rrugën përpara ministrisë duke pritur përgjigje nga drejtuesit e saj, pasi ata kërkojnë rivlerësim të testit, një vlerësim tjetër me pikë për ta.

Gazetarët e SYRI TV nëpër qytete të tjera, si Shkodra, sjellin pamjet ku të rinjtë janë ulush në shesh paqesisht dhe kërkesat e tyre i shoqërojnë me duatrokitje ritmike.   

Ndërkohë që maturantët protestonin përpara Ministrisë së Arsimit për provimin e Matematikës, Qendra e Shërbimeve Arsimore dha një deklaratë në të cilën thoshte:

“Nxënësit e mirë nuk kanë pasur vështirësi. Pjesën tjetër mund ta zgjidhnin me studim shenje, me grafik apo pikë provë. Nga korrigjimi do shohim se si kanë reaguar në këto teste. Pyetja me ekuacionin e drejtëzës ka ushtrime të tilla pa fund. Teza është e nivelit mesatar, nuk ka asnjë jashtë programit. S’ka asnjë gabim shkencor.

Sa i përket asaj që thonë "e përkthyer"... Tekstet janë të përkthyera. Polinomet janë ato që janë, nuk është çështje kopjimi dhe nuk janë të nivelit të Cambridge. Pasi kanë parë skemën e provimit do jenë qetësuar. Pastaj nxënës që kanë hyrë me mendimin që "‘unë do kopjoj", është gjë tjetër gjë kjo. Aty ka pasur ushtrime të nivelit edhe për nxënësit mesatarë."

Ndërsa drejtoresha Rezana Vrapi tha: "Ne kemi një praktikë në fund të korrigjimit, kur të mbledhim rezultatet, pa u shpallur ato,  bëjmë verifikim të testit. Nëse na rezulton që një pyetje mund të ketë kaluar pritshmëritë tona, atëherë në këto momente do të bëjmë verifikimin e saj dhe do të shohim vendimin nëse do t'u jepet si pikë. Kjo është për të gjitha lëndët, edhe për ato me zgjedhje. Nëse identifikojmë një pyetje të tillë, s’do të penalizojmë asnjë nga maturantët. Ne nuk themi se "kjo do të jetë detyrimisht kështu!".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco