Aktivistja shqiptare: Pompeo, asnjë dijeni për ‘dosjen’ e Berishës!

Aktivistja shqiptare: Pompeo, asnjë dijeni për ‘dosjen’ e Berishës!

09:55, 12/06/2021
A+ Aa A-

Aktivistja e mirënjohur shqiptare në SHBA, Evi Kokalari, ka pasur një takim të premten me ish-Sekretarin amerikan Mike Pompeo, të cilin e ka pyetur drejtpërsëdrejti për një nga çështjet më të bujshme të politikës shqiptare ditët e fundit, të ashtuquajturën “dosje” për ish-kryeministrin Sali Berisha. Dhe përgjigja që ka marrë…

Vetë Kokalari tregon:

“Pata fatin të takoj dhe të flas me Sekretarin Mike Pompeo sot. Sigurisht që e pyeta nëse kishte dijeni për dosjen e Berishës, e cila supozohet të jetë hapur nga Administrata e Trump-it, - tha aktivistja. - Sekretari Pompeo s’ishte fare në dijeni për dosjen dhe as për korrupsionin e politikanëve në fjalë.

I shpjegova në detaje çfarë po ndodh, dhe ndërkohë që tha se do të telefononte Kongresmenin Lee Zeldin, më premtoi që Adminstrata Trump s’ka lidhje fare me këtë çështje.

Është e qartë që Ambasadori Donald Lu, e ka përpiluar dhe çuar dosjen e Berishës në DASH, por jo me kërkesë të dikujt nga Administrata e Trumpit, por me sa duket, me urdhër dhe për përfitimin të dikujt tjetri.”

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco