Partia Socialiste mban sot Kongresin e jashtëzakonshëm

Partia Socialiste mban sot Kongresin e jashtëzakonshëm

07:50, 12/06/2021
A+ Aa A-

Partia Socialiste mban sot pasdite Kongresin e jashtëzakonshëm.  Kongresi i PS nis në orën 17:30 në stadiumin “Air Albania”. Në të do të përcilen msazhet e drejtuesve të rinj dhe të vjetër të PS-së dhe do të bëhët analizë e thellë për arritjet dhe dështimet e kësaj partie sidomos në dy zgjedhjet e fundit. Po ashtu do të përcaktohen synimet për mandatin e ri qeverisës. Kongresi mbahet në kuadrin e 30-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste.

Rendi i ditës do të jetë si më poshtë:

1. Hapja e Kongresit (Himni Kombëtar);

2. Rrugëtimi i Partisë Socialiste prej 12 Qershorit 1991;

3. Vizioni për Shqipërinë 2030 dhe Programi Qeverisës në Mandatin e Ri.

4. Miratimi i Vendimeve të Asamblesë Kombëtare të Partisë:

a. Vendim “Për ngritjen dhe funksionimin e Komisionit të Posaçëm të Analizës për Zgjedhjet e Përgjithshme të 25 Prill 2021”;
b. Vendim “Për zhvillimin e analizave për rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të 25 Prillit 2021”;
c. Vendim “Për zgjedhjet e reja në strukturat vendore të partisë”;
d. Vendim “Për zhvillimin e fushatës së anëtarësimeve të reja në parti”;
e. Vendim “Për përfundimin e procesit të ngritjes dhe funksionimit të Regjistrit Digjital të Partisë”;
f. Vendim “Për miratimin e Kalendarit Politiko-Organizativ të Partisë për periudhën qershor-dhjetor 2021”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco