Berisha: Fëmijët e mi asnjë qindarkë nga arka e shtetit, çfarëdo që të kenë bërë, e kam bërë unë

Berisha: Fëmijët e mi asnjë qindarkë nga arka e shtetit, çfarëdo që të kenë bërë, e kam bërë unë

22:23, 10/06/2021
A+ Aa A-

Në Çim Peka Live, ish-kryeministri Berisha tha se fëmijët e tij nuk kanë marrë asnjë qindarkë nga fondet publike apo tenderat publike.

Madje Berisha tha se: Çfarë do që të kenë bërë fëmijët e mi, e kam bërë unë.’

‘Nuk mund të pranoj një gjë të tillë. Mua më ka lënduar dinjitetin. Po shkon drejt regjimit në gjykatën Koreksionale. Avokati po përgatitet. Unë do përdor të gjithë mjetet legale për të nxjerrë të vërtetën në shesh. Unë nuk i kërkoj asnjë miku tim që të anulojë atë urdhër. Jo, kërkoj transparencë. Pra e ftoj atë të vijë më njerëzit e tij në gjykatë dhe të provojë akuzat. Unë kam shumë miq. Të vetëmet komunikime që kam bërë, janë këshillat që më kanë dhënë. Unë kam një projekt. Në një kohë kur po mendoja për një projekt, më del një projekt tjetër përpara. Për mua si person nuk ka pasur ansjë akuzë për korrupsion.

Familjarët e mi, duke qenë se unë u zotova në vitin 2005 se nuk do të ketë proces ndaj gazetarëve e shtriva edhe te familjarët e mi. Dhe ata nuk kanë paditur asnjë gazetar. Duke qenë se politikanët merrni shpifjet e gazetarëve dhe i qarkullonin, ata kanë paditur politikamët dhe i kanë fituar të gjitha gjyqet.

Dhe unë kam një postulat. Çfarë do që të kenë bërë fëmijët e mi, e kam bërë unë. Nuk e thotë kush tjetër këtë. Dhe po të nxjerrë dikush një fakt për fëmijët e mi, cilido, e ka bërë Sali Berisha. Nuk kanë bërë asnjë shkelje ligji. Sepse në mënyrë absolute nuk kanë marrë një qindarkë. Përvce tre muajve rrogë që ka marrë djali im në një ndërmarrje publike ku ka ardh dhe ka ik, nuk ka marrë në jetën e tij asnjë qindarkë nga fondet publike, tendera publik, as nga kompani që kanë marrë tendera publike. Nëse marrëdhëniet e tyre kanë qenë privat-privat, këtu nuk jemi në Korenë e Veriut.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco