Berisha: Sorrosi loboi për ‘21 janarin’ dhe ndarjen e Kosovës! Kam mbrojtur qëndrimin amerikan

Berisha: Sorrosi loboi për ‘21 janarin’ dhe ndarjen e Kosovës! Kam mbrojtur qëndrimin amerikan

21:49, 10/06/2021
A+ Aa A-

Në Çim Peka Live, ish-kryeministri Berisha ka rreshtuar një seri faktesh sesi multimiliardieri Xhorxh Sorros ka organizuar veprimtari politike kundër ish-kryministrit Sali Berisha në periudha të ndryshme kohore.

Abilekaj: A keni fakte për veprimtarinë politike të Xhorxh Sorros kundra jush në Shqipëri?

Berisha: Sa të duash. Kur ndodhi 21 janari, e keni e-mail e dërguar te Hilari Klinton. Një shembull ku e-mail thoshtë se çfarë thoshte Rama. Nuk përmendte një fjalë demostratë e dhunshme. Të gjithë të huajt e panë se ishte një demostratë e dhunshme që pati këto pasoja. Përkundrazi në e-mail nuk përmendej një asnjë rresht që ishte demostratë e dhunshme, por thoshte se po qëllohet nga çatitë e kryeministrisë. Thoshte çi thoshte Edi Rama.

Gjatë republikanëve në pushtet kamë pasur 0 problem me administratën e tyre si po ashtu edhe me administratën demokratëve në pushtet kamë pasur sërish 0 problem. Përkundrazi kamë pasur ndihmë shumë të çmuar në një projekt shumë të rëndësishëm. Hilari Klinton ka bërë punën e vetë në mbështetje për projektin e TAP-it.

Sorros nxori projektin e ndarjes së Kosovës, të hartuar në fondacionin shoqëri e hapur në Beograd.

Ai projekt ishte kundërshtuar deri në vitin 2013 nga qeveria amerikane në mënyrë të prerë, dhe që e mbante në rrogoz Frederika Mongerini e cila mendonte se do fitonte nobelin me atë marrëveshje, ky projekt filloi të shtrihej të fuqizohej dhe të përfshinte njerëz në amerikë falë lobingiut të Vuçiçit, Thaçit, Ramës dhe mbi të gjitha të Xhorxh Sorros.

Dhe kur Rama doli dhe tha se ti nuk e kalon Atlantikun, nuk dija asgjë. Por nuk pyeta sepse kot nuk e tha ky, por kur e verifikova ishte se unë po kundërshtoja politikën amerikanë të ndryshimit të kufijve në Ballkan.

Unë po mbaja atë qëndrim që kishte mbajtuar qeveria amerikane deri në vitin 2013.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco