Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Berisha: Isha i pari që dola kundër ndryshimit të kufijve, ishte një projekt i Soros

Berisha: Isha i pari që dola kundër ndryshimit të kufijve, ishte një projekt i Soros

21:22, 10/06/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV duke folur në lidhje me vendimin për ndalimin e hyrjes në SHBA, është shprehur se kjo ka ardhur si pasojë e një lobingu të Soros, për shkak se ai (Berisha) doli kundër projektit për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, askush nuk po fliste kundër projektit për ndarjen e Kosovës, deri kur ai foli dhe reagoi me ashpërsi kundër.

‘Se po më bëni të lej modestinë. Mendimi im në atë kohë ndikoi dhe ndikoi shumë. Askush nuk po fliste kundër Hashim Thaçit, as në Kosovë dhe as në Shqipëri. Por në fund, mendimi im ndikoi. Ai ishte një projekt i Soros.

Pas reagimit tim, të njëjtin mendim kishin edhe disa miq amerikanë, të cilët nisën të shkruanin.

Unë e përshëndes vendimin e presidenti Joe Biden, për urdhërin ekzekutiv kundër atyre që punojnë për ndryshimin e kufijve. Në administratën e SHBA kishte njerëz që po punonin për ndarjen e kufijve, si John Bolton’, është shprehur gjatë intervistës në ‘Çim Peka LIVE’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj 10/06/2021 22:12

O ty Dudush e keni frik Berishen ,te partia,Zoti Berisha ty i duhesh PD se je i pari ,bile ke bo gabim qe ke dhen doheqjen nga keyetari i saj

Shto koment

Denonco