Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

EMRAT/ Si u shpërblyen me poste të larta 'ekspertët e reformës në drejtësi'

EMRAT/ Si u shpërblyen me poste të larta 'ekspertët e reformës në drejtësi'

10:04, 09/06/2021
A+ Aa A-

Nga Flamur Vezaj

Projekti për Reformën në Sistemin e Drejtësisë në Shqipëri u mbështet financiarisht nga SOROS-i dhe përfaqësi të ndryshme diplomatike, të cilët më pas ushtruan edhe presionin kryesor te politika për të miratuar këto ndryshime rrënjësore!

Këtë projekt të madh e menaxhoi ish-kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, që pas reformës u emërua Ministër i Brendshëm. E nga ku u largua pas skandalit të vëllait të dënuar për trafik droge! Por nuk është vetëm Xhafa që u ngrit në detyrë pas miratimit të reformës në drejtësi!

Shumë ekspertë të lartë, me miratimin e Xhafës që ishin bërthama e kësaj reforme, bashkë me disa konsulent të jashtëm, avokatë, pedagogë e juristë te institucioneve dhe OJQ-ve të ndryshme, që kontribuuan në ndryshimet e reja ligjore, morën poste në këto institucione të reja të krijuara pas reformës!

Emrat dhe listat e ekspertëve i gjen te faqja e Kuvendit ku janë të detajuara!

Po online janë edhe postet e reja që kanë marr po këta ekspertë, të cilët bënë të gjitha ndryshimet Kushtetuese e ligjore!

Duket sikur këta të emëruarit e rinj, paskan vendosur kriteret në reformën e drejtësisë fiks për CV-të e tyre që pas miratimit të kapin këto pozicione pune!
Për të gjithë kureshtarët, më poshtë keni tabelën me emrat e 27 eksperteve të reformës (ka akoma të tjerë) e cila tregon ku ishin para reformës dhe ku janë pas miratimit të saj dhe nxirrini vet konkluzionet se çfarë fati kishin!

Unë jam pro reformës, por jo pro individëve që rregulluan kriteret për CV-it e tyre në këtë reformë të madhe!

Ky është realiteti i reformës dhe nuk është propagandë!

E vërteta duhet thënë siç është, e jo të mbyllim gojën përballë këtyre “fatlumeve” të rastësishëm që plotësonin kriteret për vendet e reja! 

Emrat, ku ishin e ku janë:

Arben Rakipi, nga avokat e pedagog, bëhet drejtor i Shkollës së Magjistraturës!

Gent Ibrahimi, nga ekspert ligjor në OJQ, bëhet anëtar dhe kryetar i KLP-së!

Ilir Panda, nga avokat, anëtar i Gjykatës së Lartë!

Sokol Sadushi, nga drejtor i Shkollës së Magjistraturës, anëtar i Gjykatës së Lartë dhe kryetar de facto! 

Ardian Dvorani, nga anëtar i Gjykatës së Lartë, kreu i KED-it deri ditën kur u shkarkua e tashmë është gjyqtar i Gjykatës së Apelit!

Florian Ballhysa, nga jurist Kuvendi. tashmë Komisioner Publik pranë KPK-së e KPA-së!

Elsa Toska (Dobjani), nga juriste, tashmë gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese!

Darjan Pavli, nga jurist i SOROS-it, tashmë përfaqëson Shqipërinë si gjyqtar në Gjykatën e Strasburgut!

Fjona Papjorgji, nga juriste, emërohet gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese! 

Alma Vokopole, nga juriste, emërohet anëtare e KPK-së!

Erjon Muharremaj, nga pedagog, zgjidhet anëtar i KLGJ-së!

Anjeza Buzo, nga juriste e Kuvendit, zgjidhet gjyqtare në Kavajë!

Etilda Gjonaj, nga komisionere e Avokatit të Popullit, emërohet si zv/ministre dhe më pas Ministre e Drejtësisë!

Sokol Çomo, nga avokat, emërohet anëtar i KPA-së!

Artan Hoxha, nga dekan i Fakultetit Juridik, zgjidhet Rektor i Universitetit të Tiranës!

Henrik Ligori, nga prokuror, jep dorëheqje (për të mos bërë vetingun) dhe tashmë ështe pedagog te Shkolla e Magjistraturës!

Marjana Semini, nga pedagoge, tani është edhe anëtare e Bordit të Disiplinës së Noterisë!

Arta Vorpsi, nga juriste, u kandidua për anëtare të Gjykatës Kushtetuese dhe u betua te noteri. Pasi u refuzua si kandidaturë, tashmë është shefe kabineti në Gjykatën e Lartë!

Jonida Gaba, nga asistente (juriste) e A. Hoxhës, bëhet shefe kabineti në Ministrinë e Drejtësisë dhe kryetare e Bordit të Disiplinës të Noterëve!

Sokol Bano, nga konsulent (jurist), u zgjodh zv/rektor i Universitetit të Vlorës!

Adea Pirdeni, nga ndihmëse e A. Anastasit (juriste), tashmë zv/ministre e Drejtësisë!

Klajdi Karameta, nga ekspert i EURALIUS, tashmë Zv\ministër i Drejtësisë!

Helena Papa, nga ILDKPKI-ja, u emërua drejtore kabinetit në KLGJ!

Julian Hodaj, nga ekspert i EURALIUS, është emëruar zv/ministër i Brendshëm!

Borana Mustafaraj, nga ndihmëse e Sokol Sadushit, tashmë këshilltare akademike në Shkollën e Magjistraturës!

Gent Gazheli, nga Drejtoria e Pastrimit të Parave, tashmë Drejtor i Përgjithshëm i Doganave!

Andi Mazi, nga Ministria e Integrimit, këshilltar pranë kryeministrit!

Oltjon Muzaka, nga sekretar te Ministria e Kulturës emërohet sekretar i përgjithëm në Ministrine e Financave…etj, etj! 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco