Kur Antony Blinken lavdëronte Berishën për luftën anti-korrupsion

Kur Antony Blinken lavdëronte Berishën për luftën anti-korrupsion

16:13, 19/05/2021
A+ Aa A-

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi sot vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për ndalimin e hyrjes në SHBA të ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Por në një takim mes të dyve në vitin 2009 në Shtëpinë e Bardhë, kur Blinken ishte Këshilltar për Sigurinë Kombëtare i Zëvendëspresidentit Joe Biden, Blinken vlerësonte Berishën për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në një njoftim të kryeministrisë të asaj kohe, ruajtur në faqen http://arkiva.km.gov.al/ thuhet se: Unë vlerësoj suksesin e qeverise se Shqipërisë ne luftën kundër krimit te organizuar, korrupsionit dhe reformat ekonomike te implementuara.’ 

Njoftimi i plotë:

- Z. Antony Blinken e siguroi Kryeministrin Berisha se administrata e re e Presidentit Obama do të vazhdojë të njëjtën mbështetje dhe vëmendje ndaj vendit tonë dhe siguroi se qeveria shqiptare dhe Shqipëria do të gjejnë tek kjo administratë miq të mirë dhe aleatë të fuqishëm.

Dje pasdite në Shtëpinë e Bardhë, Kryeministri Berisha u prit në takim nga Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Zëvendëspresidentit të SHBA-së, z. Antony Blinken.

Kryeministri Berisha e njohu z. Blinken me përpjekjet e vazhdueshme të qeverisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, me qëllim shndërrimin e Shqipërisë në një vend të sigurtë për qytetarët dhe një vend tërheqës për investimet të huaja. Gjithashtu, Kryeministri vuri në dukje reformat e qeverisë në fushën ekonomike, krijimin e një klime të favorshme për biznesin, duke përmendur shkurtimin e shpenzimeve operative, nxjerrjen e administratës jashtë konfliktit të interesit, dixhitalizimin e shërbimeve administrative, si e-government, e-taksat etj.

Më tej, Kryeministri u ndal në konsensusin mes forcave politike në Shqipëri për zgjedhjet e ardhshme, duke e vënë theksin në përmirësimin e kuadrit ligjor për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Në këtë kontekst, Kryeministri Berisha e njohu z. Blinken me përpjekjet dhe arritjet e qeverisë për krijimin e një infrastrukture moderne zgjedhore për administrimin e zgjedhjeve në përputhje me standardet ndërkombëtare. Kryeministri theksoi se ka filluar pajisja e qytetarëve me kartat e identitetit me pasaportat biometrike, ndërkohë që ka përfunduar hartimi i regjistrit elektronik të shtetasve.

Nga ana e tij,  Zoti Blinken vlerësoi me nota tejet pozitive zhvillimet në Shqipëri dhe theksoi se ndihej entuziast për rezultatet dhe sukseset e arritura  nga qeveria shqiptare. Ai e vlerësoi procesin e anëtarësimit në  NATO si një moment të madh historik  dhe theksoi se baza kryesore e këtij anëtarësimi janë standardet e arritura nga qeveria shqiptare. Ai shprehu vlerësimin e lartë për aleancën e madhe të Shqipërisë me SHBA, duke e konsideruar vendin tonë një nga miqtë më të mirë të SHBA-së. Gjithashtu, zoti Blinken vleresoi lartë suksesin e qeverisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, reformat ekonomike, etj.

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Zëvendëspresidentit të SHBA-së, z. Antony Blinken, e siguroi Kryeministrin Berisha se administrata e re e Presidentit Obama do të vazhdojë të njëjtën mbështetje dhe vëmendje ndaj vendit tonë dhe siguroi se qeveria shqiptare dhe Shqipëria do të gjejnë tek kjo administratë miq të mirë dhe aleatë të fuqishëm. Ai theksoi se marrëdhëniet mes dy vendet do të njohin  nivele akoma më të larta të bashkëpunimit dhe miqësisë. 

Gjatë takimit, të dy personalitetet u ndalën edhe në zhvillimet në rajon dhe proceset integruese të tij, si dhe në zhvillimet në Kosovë. Zoti Antony Blinken, ndër të tjera, vlerësoi rrugën Durrës - Kukës - Morinë si një vepër të madhe të modernizimit të Shqipërisë dhe si shumë të vlefshme për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, Kosovës, por edhe të gjithë rajonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

selimi20/05/2021 10:21

Amerika demokracin Shqipnis tash ja sjelle kur shqipnia te jeta pa Shqiptar prandaj mos harroni metjet kimike ne Shqipni desh me i sjell.Ishte Rinija e Shqipnis qe i bllokoj rrugen ketyre maskarejve,prandaj loja e Amerikes bashke me sorosin do vazhdoje pa nderprerje.Sali Berishes i uroj shendet e jete te gjate.

selimi20/05/2021 10:20

Tiranassssio19/05/2021 19:26

Simboli i se vertetes dhe i pathyeshmerise perflitet,kurse bastardi i demokracise ledhatohet ,e pafalshme.

Agim Krasniqi19/05/2021 18:48

Vendimi i administratës së SHBA për ta shpallur Sali Berishën dhe antarët e familjes së tij persona non grata është në projektin e imperializmit amerikano-izraelit veprim islamofob.

t19/05/2021 17:03

Nqs njeanshmeria e ambasades amerikane ka ngjallur nje ndjenje antiamerikane,ky vendim i DASh tani ,si qefini mbas te vjelave,eshte nje goditje e re ndaj demokracise dhe jo ndihme siç shprehet ky burokrat,sepse pikerisht tani mbas zgjedhjeve me te manipuluara ne historine shqiptare,ky vendim i dashit ,i jep perkrahje politikes antisociale e antishqiptare te rilindjes dhe ka per ta rritur akoma me shume antiamerikanizmin.Me sa duket DASH e parashikojne se ne shqiperi mund te fillojne trazira dhe do bente mire opozita te niste protestat,sepse nuk ka rruge tjeter,por fatkeqesisht opozita me lulin ne krye po kthehet ne paterice per pushtetin. Po patet bythe ju te VV ne shqiperi,merrni nisiativen per ffillimin e revoltes antiqeveritare.

N19/05/2021 17:00

Sali Berisha solli demokracinë në vitin1992,ka afro 10 vjet qe nuk është në pushtet përbëka rrezik për demokracinë ndersa ky që vodhi zgjedhjet përben ushqim për demokracinë,çfar paradoksi kështu është kur dergo në shqipëri ambasador të një niveli të ulet e të korruptuar qe bekoi vjedhjen dhe blerjen e votave nga miku i Vuçiçit.Kjo është një fitore e lobit serb dhe antishqiptarve.

N19/05/2021 16:59

Tea19/05/2021 16:57

Gabim historik, do mbahet mend gjate. Edhe ne Americe po instalohet nje regjim, njerezit nuk shprehen me, kane humbur lirine e fjales.

Vlonjati19/05/2021 16:54

Atehere ishte viti 2009. Tani jemi ne 2021

Anallist19/05/2021 16:17

Ndonje Lajm per Arafatin nuk keni!?

Shto koment

Denonco