‘Jam çuditur me gjirokastritët. U bleva një votë, ma kthyen 10-fish’-Iriqi bisedon me Blendi Çuçin

‘Jam çuditur me gjirokastritët. U bleva një votë, ma kthyen 10-fish’-Iriqi bisedon me Blendi Çuçin

14:23, 18/05/2021
A+ Aa A-

Iriqi: - Po dalin fakte sheshit që mandatin e ke të vjedhur.

Çuçi: - Të vjedhur e kemi të gjithë. Edhe lopa e di që pas 8 vjet qeverisje me duart në koqe nuk kap dot as 20%. Është njësoj si një i moshuar që sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë iu forcoka?!

Iriqi:- Po pse u duhet një qeveri e blerë?

Çuçi: - Na duhet se i shpëtojmë burgut. Dhe do kemi kohë të pastrojmë lekët. Kulla dynjaja do mbushet atdheu. Tirakulla do quhet Tirana.

Iriqi: - Po nëse ngrihet e proteston populli, ç’do bëni.

Çuçi: - Unë do tregoj, se kështu jam edukuar. Rama më mësoi të vjedh vota, do them.

Iriqi: - U duke i qetë në fushatë. Pse kaq fjollë?

Çuçi: - Se më çuditën gjirokastritët. Kemi ofertë, më thanë. Bli një votë e të japim dhjetë, propozuan. Dhe e mbajtën fjalën. Bile njëri kishte votuar 13 herë. U mbush kutia me Çuçi, Çuçi, Çuçi. Kot u kemi thënë kurnacë. Ata janë zemërgjerë. Koprac është Basha.

Iriqi: - Pse?

Çuçi: - Se mund të kishte harxhuar dhe ai ca lekë. Të blinte nja 3% vota, mos na vinte dhe ne në siklet. Po e ka mendjen te vilat. E ka dorën e shtrënguar, s’harxhon para. Edhe atë ditë që gatoi dhe e postoi në fb, në tigan nuk kishte mish, por dy copa kartoni në madhësi të biftekut.

Iriqi: - E si do qeverisni me këto zgjedhje të sakatuara?

Çuçi: - Mos më pyet mua.

Iriqi: - Po kë? Ramën?

Çuçi: - Hahaha, po ç’Ramë, aman! Ai nuk shkon një ditë në zyrë. Pyet Kastratin, Nushin dhe ata që kanë koncesionet. Se buxheti do zbrazet te shtëpia e tyre. Unë jam thjesht magazinieri i gazit helmues. Sa të më thonë, hidhe, unë fap nduk mustaqen e majtë dhe ua lëshoj gazin njerëzve.

Iriqi: - Po dhe shqiptarët nuk do durojnë shumë. Do ngrihen.

Çuçi: - Do ngrihen, nuk jam kondra. Po jo këtu, jo në atdhe. Se s’do ngelet këmbë shqiptari, do ikin të gjithë. Veç pleq do gjallojnë e qeveria jonë do funksionojë si kujdestare azili. Pi kafe, hashash e trego barcoleta. Kaq punë do kemi. Qejf, o qejf.

Iriqi: - Do votosh të shkarkohet Meta?

Çuçi: - Pse unë e vendos? Unë veç dorën kam. Trurin ma komandon Rama. Ai na ka fut çipin, ne sillemi si robotë. Së shpejti do na programojë edhe kur do të flemë, edhe kur do të ashtusemi. Më mori malli të jetoj një ditë si më parë. Të bëj jetë bio.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Riqi18/05/2021 19:26

Po ky iriqi do ta pyesi Meten nese do ti prese doren atyre te LSI qe blene votat ? Apo Meta sdi gje se punon per ate lart. Votat i ka ble Mona. Jo per gje por ishin prova te filmuara dhe publikuara.

Lushingabarbullushi 18/05/2021 14:49

I kishte vu kusht Rama! Nese nuk fiton Gjirokastren do te jap dhe gruan tjeter. Pastaj do behej me dy plaka. (Baxhia).

Shto koment

Denonco