Ardit Çela publikon faktet tronditëse që zbuloi KAS në kutitë e Beratit!

Ardit Çela publikon faktet tronditëse që zbuloi KAS në kutitë e Beratit!

13:31, 18/05/2021
A+ Aa A-

Kandidati i LSI (i pari në listën e partisë për qarkun e Beratit), Ardit Çela, ka publikuar ditën e sotme fakte skandaloze të manipulimit të votave të dala nga hapja e kutive që u krye në KAS.

“Perla e radhës nga QV 3445. Kutia ku KQZ futi duart dje duke vazhduar masakrën e procesit. Në procesverbalin e marrjes në dorëzim raportohen 738 fletë votimi të tërhequra!
Në procesverbalin e mbylljes së votimit, raportohen 700 fletë votimi!
Ndërkohë që raportohen 310 votues, dhe fletë votimi 314. 
A keni akoma dyshime?!”
, denoncon Çela.

KAS ka njoftua se ditën e nesërme do të vendosë se çfarë do të bëjë me gjetjet dhe procesin pas hapjes së disa kutive për Beratin dhe Gjirokastër.

Më herët edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, në një prononcim për mediat nga selia e partisë, kërkoi nga KAS jo vetëm ndryshim të rezultatit por edhe përgjegjësi ligjore.

“Fakte të reja, masakra e 25 prillit po demontohet totalisht! Berati dhe Gjirokastra dëshmitë që fundosin përfundimisht 25 prillin si masakra mafioze e rilindjes, që ka qenë e tillë në gjithë territorin. Dokumente të reja asgjësojnë plotësisht dhe rrëzojnë tërësisht 25 prillin. Votime me dhjetëra herë nga një person në Gjirokastër dhe në Berat. Në Berat në Q.V 3446, mungon raporti PEI, citohet që kanë nënshkruar 324 zgjedhës, por nuk vendoset në dispozicion lista e zgjedhësve, ndërkohë në kuti ka 327 vota, pra ka më shumë fletë votimi sesa votues të pretenduar. KAS është ballë për përballë me ligjin dhe dokumentet flasin vetë, çdo devijim nga drejtësia e çon vetë KAS përpara drejtësisë”, deklaroi Vasili.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari18/05/2021 17:44

Keto jane njera ane e masakres zgjedhore. Por mos u merrni kot me keto detajet dhe labirinthet teknike, sepse armiku i betuar i PD, Rusmajli (ish-ministri i Drejtesise dhe zv/Kryeministri i qeverise Berisha. Fajin vertete qe e ka Saliu), KAS dhe SPAK jane vegla te bindura te Regjimit te Satrapit te Surrelit! KAS nuk po zbaton ligjin, por po shfrytezon shumicen ne marrjen e vendimeve te tij kunder PD dhe LSI. PD dhe e gjithe Opozita e Bashkuar nuk duhet t'i njohe keto zgjedhje, edhe sikur AN dhe LSI se bashku te arrijne 71 mandate, me procese gjyqesore deri edhe ne Strasburg. Mosnjohje e zgjedhjeve do te thote MOSPRANIM I MANDATEVE dhe MOS-HYRJE NE PARLAMENT. MOSNJOHJE e ketyre Zgjedhjeve do te thote qe nuk u arriten standartet demokratike nderkombetare dhe evropiane, qe ishte edhe pika kryesore e kushteve te hapjes se negociatave per antaresim, sic kerkohet edhe nga BE. Opozita e Bashkuar duhet te kerkoje perseritjen e zgjedhjeve brenda nentorit me qeveri teknike. Ky vendim te merret nga KK i PD dhe Opozita e Bashkuar menjehere pas zgjedhjeve te reja ne PD. Masakra zgjedhore eshte e faktuar perpara te gjithe shqiptareve dhe te gjithe institucioneve nderkombetare dhe atyre te BE dhe OSBE/ODIHR vetem me 4 faktet me flagrante te provuara edhe me VKM. 1) Prishja e marreveshjes se 5 qershorit dhe ndryshimi fletes se votimit perpara fytyrave te znj. Kim, BE dhe OSBE. 2) Shperndarja e 125 milione eurove ne 11 bashki 3 dite perpara zgjedhjeve. 3) Dhenia e 6315 lejeve te legalizimeve gjate afatit te ndaluar me ligj. 4) Punesimi i 13 mije punonjesve vetem ne administratat qendrore, pa llogaritur ato lokale. Te gjitha keto sollen 150 vota me teper per PS, pa llogaritur fare 85 mije votat e pavlefshme apo 13 mije qe iu blene kartat ID e nuk votuan. Nese pranohen keto zgjedhje, nese pranohet e nuk ndeshkohet rende kjo masaker zgjedhore, me skandalozja ne boten demokratike, atehere regjimi diktatorial i satrapit te Surrelin nuk bie kurre me zgjedhje. Vendimi per mosnjohjen e zgjedhjeve dhe mospranimin e mandateve duhet te merret duke firmosur dhe duke u betuar burrerisht te gjithe kandidatet ne listat e kandidateve dhe te mos ndodh si me plehrat qe mbeten ne kete mender Parlament dhe u bene sherbetore dhe ushtrare te bindur te Rames. Kjo eshte e vetmja rruge nese PD duhet te ekzistoje dhe te forcohet me teper!

Shto koment

Denonco