Lajmi i fundit

Bardhi: Provohet bashkëpunimi i Olsi Ramës me grupin e kokainës në Xibrakë, 10 prova

Ankesat për Vlorën/ KAS rrëzon PD-në, pranon një kërkesë të LSI

Ankesat për Vlorën/ KAS rrëzon PD-në, pranon një kërkesë të LSI

13:03, 18/05/2021
A+ Aa A-

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Partisë Demokratike për marrjen e informacioneve shtesë nga institucionet dhe entet e tjera publike, lidhur me ankimimet për zgjedhjet e 25 prillit për Qarkun e Vlorës.

Gjithashtu, raportohet se KAS ka pranuar kërkesën e LSI lidhur me informacionet se sa pajisje PEI kanë funksionuar në Qarkun e Vlorës.

Kështu, me kërkesën e dy anëtarëve të LSI, do të kërkohet dhe informacioni i kryqëzimit të të dhënave të pajisjes PEI për Vlorën. Ndërkohë, mbledhja është shtyrë për ditën e nesërme.

Në vendimin e komunikuar nga Ervin Lako thuhet:  “Pasi u tërhoq për të marrë vendim, me shumicë votash KAS vendosi rrëzimin e kërkesës së subjektit ankues PD për të marrë informacione zyrtare në cilësinë e provës nga organet shtetërore të listuara në kërkesën ankimore. Pranimin e kërkesës së subjektit ankues LSI për të marrë informacione nga administrata e KQZ se sa pajisje PEI kanë qenë funksionale ditën e votimit në qarkun e Vlorës. Dy anëtarë të KAS vendosën të ushtrojnë të drejtën e tyre për marrjen e provave nga KQZ për të kërkuar të dhënat që do rezultojnë nga kryqëzimi i pajisjeve PEI për këtë qark”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari18/05/2021 17:41

Mos u merrni kot me detajet dhe labirinthet teknike, sepse armiku i betuar i PD, Rusmajli (ish-ministri i Drejtesise dhe zv/Kryeministri i qeverise Berisha. Fajin vertete qe e ka Saliu), KAS dhe SPAK jane vegla te bindura te Regjimit te Satrapit te Surrelit! KAS nuk po zbaton ligjin, por po shfrytezon shumicen ne marrjen e vendimeve te tij kunder PD dhe LSI. PD dhe e gjithe Opozita e Bashkuar nuk duhet t'i njohe keto zgjedhje, edhe sikur AN dhe LSI se bashku te arrijne 71 mandate, me procese gjyqesore deri edhe ne Strasburg. Mosnjohje e zgjedhjeve do te thote MOSPRANIM I MANDATEVE dhe MOS-HYRJE NE PARLAMENT. MOSNJOHJE e ketyre Zgjedhjeve do te thote qe nuk u arriten standartet demokratike nderkombetare dhe evropiane, qe ishte edhe pika kryesore e kushteve te hapjes se negociatave per antaresim, sic kerkohet edhe nga BE. Opozita e Bashkuar duhet te kerkoje perseritjen e zgjedhjeve brenda nentorit me qeveri teknike. Ky vendim te merret nga KK i PD dhe Opozita e Bashkuar menjehere pas zgjedhjeve te reja ne PD. Masakra zgjedhore eshte e faktuar perpara te gjithe shqiptareve dhe te gjithe institucioneve nderkombetare dhe atyre te BE dhe OSBE/ODIHR vetem me 4 faktet me flagrante te provuara edhe me VKM. 1) Prishja e marreveshjes se 5 qershorit dhe ndryshimi fletes se votimit perpara fytyrave te znj. Kim, BE dhe OSBE. 2) Shperndarja e 125 milione eurove ne 11 bashki 3 dite perpara zgjedhjeve. 3) Dhenia e 6315 lejeve te legalizimeve gjate afatit te ndaluar me ligj. 4) Punesimi i 13 mije punonjesve vetem ne administratat qendrore, pa llogaritur ato lokale. Te gjitha keto sollen 150 vota me teper per PS, pa llogaritur fare 85 mije votat e pavlefshme apo 13 mije qe iu blene kartat ID e nuk votuan. Nese pranohen keto zgjedhje, nese pranohet e nuk ndeshkohet rende kjo masaker zgjedhore, me skandalozja ne boten demokratike, atehere regjimi diktatorial i satrapit te Surrelin nuk bie kurre me zgjedhje. Vendimi per mosnjohjen e zgjedhjeve dhe mospranimin e mandateve duhet te merret duke firmosur dhe duke u betuar burrerisht te gjithe kandidatet ne listat e kandidateve dhe te mos ndodh si me plehrat qe mbeten ne kete mender Parlament dhe u bene sherbetore dhe ushtrare te bindur te Rames. Kjo eshte e vetmja rruge nese PD duhet te ekzistoje dhe te forcohet me teper!

Shqiptari18/05/2021 14:03

Masakra e dyte kriminale ndaj zgjedhjeve te drejta e demokratike eshte masakra post-lektorale dhe kriminale qe po bejne SPAK dhe KAS. Keto dy institucione, qe presupozohen te pavarura nga politiks dhe interesat politike te partive rivale, po e masakrojne procesin zgjedhor me shumice te padrejte derrmuese. Krim me i rende eshte te mbrosh e te mbulosh qellimisht nje krim!

Shto koment

Denonco