VIDEO/ Iku 25 Prilli - mbaruan dhe vaksinat: Ndiqeni si përzihen të moshuarit

VIDEO/ Iku 25 Prilli - mbaruan dhe vaksinat: Ndiqeni si përzihen të moshuarit

12:42, 18/05/2021
A+ Aa A-

Në tendat e vaksinimit në sheshin “Skënderbej “ në Tiranë prej katër ditësh ka mungesë vaksinash. Të moshuarit nga 65 vjeç e sipër, që kanë radhën për të marrë dozën e dytë, lihen në pritje në diell deri në orën 12 dhe pas kësaj, pa mirësjellje, përzihen nga tendat: “Ikni, nuk ka vaksina. Hajdeni nesër”.

A ishte e pritshme një situatë e tillë me përfundimin e zgjedhjeve të 25 prillit? A konfirmon ky fakt atë që u tha me zë të lartë plot mosbesim nga qytetarë dhe media se ishte vetëm një fushatë propagandistike nga qeveria për të fituar zgjedhjet më 25 prill?

Katër zëra kanë folur sot për SYRI TV duke shprehur indinjatën e tyre të thellë më shumë për mashtrimin që iu është bërë nga dyshja Rama – Manastirliu për javë e javë të tëra sesa për vajtje-ardhjet e sorollatjet e përditshme në sheshin “Skënderbej” në ankthin e pasojave të vonesës së dozës së dytë apo infektimit.

NDIQNI INTERVISTAT, VIDEO NE FUND:

Burri 65 vjeç:

Image

“Na përzunë, ikni se deri në orën 12 shërbejmë! i bëjmë thirrje Ministres së Shëndetësisë të vërë dorë. Ne lamë punën e tani na thonë ikni në shtëpi! Jam 65 vjeç dhe jam në punë. Kam vaksinën e dytë dhe na përzunë për në shtëpi. T’i përgjigjet kësaj Ministria e Shëndetësisë. Ja data (tregon kartën). Na thonë ikni në shtëpi, nesër! Kam dy dtë që paraqitem.”

Zotëria tjetër, 68 vjeç:

Image

“Kam katër ditë që vij po shyqyr që e kam shtëpinë këtu. Jam 68 vjeç. Por mashtrojnë, e mbajnë popullin deri tani. Tani an thonë ik. Ja këtë bëjnë. Çfarë t’u thuash?! Ju (gazetarët) duhet të jeni të parët që ta ngrini zërin, sepse kaloi data 25 prill. Para datës 25 prill këtu nuk kishte këmbë njeriu. Sa kaloi data 25, nuk ka më. Nuk pyet më njeri. Data 25 është data e zgjedhjeve. Mashtruan për të marrë zgjedhjet dhe  tha ai I zoti i këtij “bunkerit të madh” se po të vijnë “ata” - nuk do të kini vaksina! Dihet se çfarë bën ai. Ja bëri këtë, që sa mori votat  … Kush ia dha votat xhanëm?! Po ashtu siç i mori – dhe tani e lënë popullin këtu siç e shikoni. “

Zonja me xhaketë blu:

Image

“Kam tre ditë e nuk ka vaksina. Që më 15 maj kam ardhur. Kam që në orën 9 e më thonë nuk ka vaksina, hajde nesër.” Në sfond: O çuni, ka vaksina apo nuk ka vaksina?!- "Të lëmë punën ne e të vijmë përsëri këtu?!

Çifti që largohet:

“Nuk ka vaksina, kemi dy ditë që interesohemi. Nuk ka. Nesër do të vijmë prapë”./ar.sh/SYRI.NET

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj 18/05/2021 18:29

ss mir ua ben ,se jeni dele Rama u genjen me nje thes miell ,,a sa mire me behet qefi shum vdisni ,i bashkohem komentit me siper qe tha kush e ka votu Ramen vdisni te tere

Fehmi 18/05/2021 13:12

I shalla ju qe e keni votu Rame qe ekeni marr veq nga nej vakci nuk ka me Marr kurr dy harrone i shalla keni me vdek prej mashtrusit rama

Shto koment

Denonco