‘Blerja e votave, jo vetëm në Dibër’/ Mziu në SYRI TV: Shpërndanin ‘pensionet’ në orët e vona të natës

‘Blerja e votave, jo vetëm në Dibër’/ Mziu në SYRI TV: Shpërndanin ‘pensionet’ në orët e vona të natës

21:35, 17/05/2021
A+ Aa A-

I ftuar në Edicionin e Pasdites me moderatoren Armela Ferko në studiot e SYRI TV, drejtuesi politik i PD në qarkun e Dibrës Xhelal Mziu ka përsëritur akuzat në drejtim të rilindjes, e cila ka kryer shkelje të rënda të kodit zgjedhor.

Sipas Mziut, blerje të votave nuk ka pasur vetëm në Dibër por në gjithë Shqipërinë.

‘Në makinën që ndaluam, janë gjetur edhe 300 mijë lekë të pashpërndara, duke vërtetuar se fenomeni i blerjes së votës ka ndodhur jo vetëm në Dibër, por ka qënë një fenomen që ka përfshirë të gjithë Shqipërinë. Shpërndarja e parave nuk është bërë në mënyrë të fshehtë por është bërë hapur fare, madje janë përdorur struktura shtetërore. Pensionet e të moshuarve janë shpërndarë duke shkuar nëpër shtëpia, kur në pretekst të shpërndarjes janë dhënë edhe lekët. Madje shpërndarja bëhej edhe në orët e vona të natës’.

Gjithashtu Mziu është ndalur edhe te shpërndarja e legalizimeve vetëm dy ditë para zgjedhjeve, të banesave apo tokave të mara që ne 1990.

‘Një tjetër fenomen i hasur në këto zgjedhje ishte edhe bonusi i njoftuar për familjet e fukarenjve, të cilët mernin njoftimin se kishin kaluar dëmshpërblimet e luftës’, tha Mziu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco