Grida Duma: PD në një akt reflektimi, ja pse u afrua data e zgjedhjes së kryetarit

Grida Duma: PD në një akt reflektimi, ja pse u afrua data e zgjedhjes së kryetarit

21:19, 17/05/2021
A+ Aa A-

Në Çim Peka Live, deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka komentuar në fillim atë që po ndodh me zgjedhjet në PD dhe pse po mbahen pa u certifikuar nga rezultati i 25 prillit.

‘Nuk është një ngut, është një përgjigje siç i takon momentit i cili nuk është aspak proceduarial.

Zgjedhjet në pikëpamjen statuore do ishin në korrik.

Ka një afrim të datës së zgjedhjeve, pasi është një situatë që kërkon veprim, ku Partia Demokratike të marrë masa e duhura jo proceduarilish por përmbajtësisht, që nuk janë vetëm çështje e PD por shumë më gjerë se kaq.

Nga ana tjetër mund të ketë një afrim të datës, por do të ketë një zgjatje të fushatës, ku do të ketë një kohë tre javore, për ata që duan të garojnë për kreun e PD.

Ajo që duhet thënë seriozisht, është që PD po bën një akt reflektimi pa pritur data dhe procedurat, pa prekur përmbajtjen e zgjedhjeve.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari17/05/2021 23:16

Po brenda partise nuk ka nevoje per kohe te gjate per kandidaturat qe t'i mbushin mendjen antaresise per cilin kandidat te votojne. Antaresia do te zgjedhe midis atyre figurave aktuale qe preferohen dhe kane kontribute, per ata figura qe kane spikatur gjate 4 viteve dhe jo gjate muajit te fundit, gjate 2 apo 6 muajve te tjere! Eshte nje nonsens. Psh, cfare mund te bejne Nishani, Kadilli, Imami apo kushdo tjeter rival per kryetar te PD, qe t'u mbushi mendjen antaresise, si per 3 jave, edhe per 1 muaj edhe per 3 muaj??? A mundet dikush tjeter, kandidature e re, figure e panjohur per antaresine te fitoje perballe figurave te njohura aktuale ne PD? Kushdo figure tjeter e re, sikur Basha te mos ishte fare kandidat, as nuk behet fjale te fitoje si kryetar i PD perballe Nishanit, Kadillit, Imamit apo kujtdo tjetri qe eshte sot ne PD. Prandaj, kjo Kokalari, qe e theksoj, eshte nje koqe kandari, qe vetem ka urrejtje per Bashen dhe thjesht ben kot si llapaqene neper studio televizive, duke i sherbyer Rames. Kur thote: Jam 100% e sigurte qe zgjedhjet u vodhen nga Rama, por Basha duhet te ike si kryetar sepse i humbi ato!!! A e kap ndonjeri kete llogjike topi kandari???!!!!

Shto koment

Denonco