Shkeljet e rënda në Berat/ Braimllari: Rilindja deformoi vullnetin e qytetarëve brenda në kuti

Shkeljet e rënda në Berat/ Braimllari: Rilindja deformoi vullnetin e qytetarëve brenda në kuti

19:53, 17/05/2021
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm të LSI, Endrit Braimllari ka reaguar në lidhje me shkeljet e rënda të publikuara në Berat, ku të paktën 19 shtetas kanë votuar 53 herë.

‘Hapja e kutive të sotme vërtetoi pretendimet e drejta të Lëvizjes Socialiste për Integrim se mandati i Beratit dhe jo vetëm është grabitur nga Partia Socialiste’, tha Braimllari në deklaratë për shtyp.

Deklarata e plotë e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI, Endrit Braimllari 

Mirmbrëma!

Hapja e kutive të Beratit tregon qartë masakrën elektorale të 25 prillit. Rilindja, jo vetëm përdori administratën publike, Policinë e Shtetit, grupet e strukturuara kriminale por dhe ka ndërhyrë në proces duke deformuar vullnetin e qytetarëve brenda në kuti.

Hapja e kutive të sotme vërtetoi pretendimet e drejta të Lëvizjes Socialiste për Integrim se mandati i Beratit dhe jo vetëm është grabitur nga Partia Socialiste.

Sot, u bë e qartë për të gjithë shqiptarët skema e manipulimit të procesit zgjedhor duke përdor edhe teknologjinë e cila duhet të ishtë një garanci në këtë proces.

Vetëm në Berat u vërtetua se të paktën 19 shtetas kanë votuar 53 herë, skemë kjo e cila është përdorur në të gjitha qarqet e vendit duke manipuluar procesin e zgjedhjeve.

Nga hapja e kutive, u pa qartë se ka më shumë fletë votimi sesa vetë numri i votuesve. Pra, qartazi kutitë janë mbushur duke përdorur çdo strukturë në funksion të qeverisë.

Këto manipulime, vërtetojnë qartazi se në procesin e 25 prillit, Rilindja jo vetëm deformoi vullnetin e qytetarëve por dhe i vodhi zgjedhje duke ndërhyrë drejtëpërdrejtë në kuti. 

Lëvizja Socialiste për Integrim do të bëjë publike, fakte të tjera sesi ky proces është manipuluar përpara ditës së votimit, ekzekutuar gjatë procesit të votimit dhe ka vazhduar hapur në KQZ.

KQZ ka futur sot duart në kutitë e materialeve zgjedhore. Ka futur nga jashtë materiale që nuk janë në kutinë e materialeve zgjedhore. Raporti i pajisjes elektronike i konfirmuar edhe nga numëruesit socialistë në Berat, njëkohësisht edhe nga hapja e kutive nuk ndodhej në kutitë e materialeve zgjedhore por është futur dorazi nga jashtë nga ana e administratës së KQZ duke kompromentuar të gjithe procesin.

Procesverbali ne Berat ku numeruesit te gjithe pranojne se nuk ka raport PEI. Procesverbali i KQZ pasi hapen kutite, ku raportohet se nuk ka raport PEI. Shenimi ne fund me dore, qe tregon qe fusin duart me materiale nga jashte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco