Mbledhja e kryesisë së PD, flet Basha: Këtu ka vend për të gjithë, por  s'mund të kemi ...

Mbledhja e kryesisë së PD, flet Basha: Këtu ka vend për të gjithë, por s'mund të kemi ...

17:27, 16/05/2021
A+ Aa A-

Zbardhen pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Lulzim Basha gjatë mbledhjes së kryesisë.

Burimet kanë bërë të ditur se Basha është shprehur se brenda PD-së ka vend për të gjithë, por nuk mund të ketë vizione të ndryshme për vjedhjen e zgjedhjeve.

‘Në këtë parti ka vend për të gjithë, ka vend për idetë e gjithsecilit mbi mënyrën se si duhet çuar përpara beteja me regjimin Rama-Doshi. Megjithatë, kam bindjen dhe ndjesinë e fortë se nuk mund të kemi vizione të ndryshme mbi 25 prilllin. Sepse nëse zgjedhjet e 25 prillit janë një episod që do të mbulohet nga turpi në historinë e pluralizimit, nëse e kemi të qartë se 25 prilli ishte masakra më e madhe zgjedhore në historinë e pluralizimit, atëherë nuk mund të pranojmë që gishti duhet drejtuar në këtë sallë, përpara se ta drejtojmë te kundërshtari që kemi përballë.

Përndryshe nuk bëjmë gjë tjetër vecse i japim një dorë kalçifikimit të antivlerave të ndërtuara me poshtërsi nga ata që kemi përballë, sipas të cilës hajduti quhet i suksesshëm dhe vjedhja fitore.

E di që është e vështirë, e di sepse e provojë në lëkurën time përditë, këtë përmbysje djallëzore vlerash, pasi jam shënjestra e parë e kësaj fushate denigruese që mbahet në këmbë nga një makineri propagandistike e madhe. Por unë e mbaj peshën e këtyre sulmeve sepse besoj tek Shqipëria dhe sepse besoj që Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe jo kurre për nje HAJDUT tjeter me te madh, apo një ortak me te zote te bandave dhe mafias’, është shprehur kreu i PD-së Lulzim Basha në mbledhjen e kryesisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj 16/05/2021 17:40

Bravo Zoti Basha kjo eshte fjala e duhur

Shto koment

Denonco