Mbaroi fushata, mbaruan dhe vaksinat kineze, qytetarët të irrituar: Na mashtruan

Mbaroi fushata, mbaruan dhe vaksinat kineze, qytetarët të irrituar: Na mashtruan

17:19, 16/05/2021
A+ Aa A-

Me mbarimin e fushatës, kanë mbaruar dhe vaksinat. Ky fakt është vërtetuar sot kur qytetarët kanë shkuar për të bërë dozën e dytë të vaksinës. Ata janë njoftuar se nuk ka më vaksina.

Qytetarët shprehen të indinjuar, pasi nuk kanë asnjë informacion se kur do të mund të merret doza e dytë e vaksinës kineze. Ata theksojnë se kanë mungesë informacioni si dhe nuk dinë nëse marrja e dozës së dytë me vonesë është efektive për mbrojtjen nga virusi.

Në një reagim, ministria e Shëndetësisë thotë se po nuk do të bëhet dozë e dytë vaksinë tjetër.

‘Dozë e dytë nuk bëhet vaksinë tjetër. AstraZeneka siç është e shkruar në shesh, po bëhet si dozë e parë, ndërsa coronavac po behet dozë e dytë për ata që e kanë bërë’, thuhet në reagim.

Ndërkaq qytetarët janë shprehur të irrituar.

‘Në dijeninë tonë doza e parë është bërë kot po nuk u bë e dyta. Problemi është shumë serioz. Të bësh vaksinën e parë dhe të thuash që do vish për një muaj të marrësh dozën e dytë, dhe kur vijmë këtu na thonë nuk ka, kjo mua nuk më duket e drejtë.

Domethënë janë harxhuar vaksinat për dozën e parë dhe nuk janë planifikuar rezervat që unë të merrja dozën e dytë dhe të quhesha i shëruar sot. Duhet të ishte bërë e dyta sot, kështu që dhe doza e parë unë mendoj se është kot po kaluan 3-4 ditë nga afati 30-ditor. Unë kështu mendoj, të më jepet përgjigje tani, unë duhet të marrë sërish 2 doza? Mjekësia duhet të më japë përgjigje. Mirë ishte që të na kishin marrë në telefon dhe të na sqaronin, ata e kanë numrin tonë’, tha qytetari.

Nga ana tjetër një qytetarë u shpreh se punonjësit në qendrën e vaksinimit i kishin thënë se nuk kishte më vaksina, pa e sqaruar mbi atë çka pritet të ndodh dhe kur mund të vijnë dozat e tjera.

 ‘As këtu nuk sqarojnë. Nuk ka na kanë thënë dhe iku ai’, tha qytetari.

/Faxweb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj 16/05/2021 17:47

O popull ju rrejti Rama mire ju beri vazhdoni i besoni vazhdoni shituni

Shto koment

Denonco