‘Defender 21’/ Yuri Kim: Përfitim ushtarak dhe ekonomik! Kemi shpenzuar 35 mln dollarë me punësime

‘Defender 21’/ Yuri Kim: Përfitim ushtarak dhe ekonomik! Kemi shpenzuar 35 mln dollarë me punësime

16:45, 16/05/2021
A+ Aa A-

Në Aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas ka mbërritur avioni me 276 ushtarë amerikanë, të cilët do t’i bashkohen stërvitjes së madhe që po mbahet në vendin tonë në kuadër të “Defender 21”.

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, tha se “Defender 21” është një stërvitje që ka sjellë edhe punësim dhe injektim në ekonominë lokale.

“Është një ditë emocionuese. Jemi këtu për të parë ardhjen e trupave amerikane që vijnë në Shqipëri për stërvitjen më të madhe të bërë në këtë rajon.

Shqipëria është mikpritësi kyç nga të gjithë vendet e Ballkanit. Kjo është historike. Dua të nënvizoj se kjo stërvitje përveç përfitimi ushtarak sjell me vete punë dhe injektime në ekonominë.

SHBA ka shpenzuar 35 milionë dollarë për punësimin e shqiptarëve si shoferë, punëtorë ndërtimi apo kuzhinierë. Ne do të kemi më shumë se 6000 ushtarë amerikanë këtu, jo të gjithë njëherësh por herë pas herë”, tha ambasadorja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Messi 16/05/2021 18:35

Perfitim ushtarak, mundet, por perfitim ekonomik 0, se vetem Rama dhe krimi po perfitojne! Shqiptaret, e nderuar ambasadore, po perfitojne vetem varferi! Le qe ju e dini me mire se mua dhe kushdo tjeter!

Patronazhisti16/05/2021 16:56

Lum si ti moj shoqja Kimete per kete mrekulli! Drekën ja u qeras Qifja Rakipi Darken dhe hotelin shoku Tom Doshi Ne darke te gjithe ne Surrel Party ( shpenzimet secili)

Shto koment

Denonco