Nishani: S'është çështje emrash, por reforme! Nuk kandidoj për kryetar

Nishani: S'është çështje emrash, por reforme! Nuk kandidoj për kryetar

12:26, 15/05/2021
A+ Aa A-

Vetëm një ditë përpara mbledhjes së kryesisë së PD-së dhe Këshillit Kombëtar, Bujar Nishani ka lëshuar nga qyteti i Korçës disa mesazhe për anëtarësinë dhe udhëheqjen e partisë. I shoqëruar nga Edit Harxhi, si dy përfaqësues të “Grupimit për PD”, ai kanë zhvilluar sot një takim në Korçë me qytetarë dhe anëtarë demokratë.

Sipas Nishanit, për ndryshimin në 25 prill, “besonim të gjithë që aktori e faktori kryesor ishte dhe duhet të ishte PD”. Kurse referuar rezultatit të zgjedhjeve, që i dhanë një mandat të tretë qeverisë së Partisë Socialiste, Nishani theksoi se “pas 25 prillit edhe sot, jam i bindur që më së pari të gjithë ne, e mijëra qytetarë kanë dëshpërim shumë të madh se nuk mundën të realizojnë e të shohim atë që e dëshironim, prisnim e që shumë prej nesh u angazhuan”. Gjithashtu pasi u pyet nga media tai rikonfirmoi se nuk do të kandidojë për kryetar të PD-së në zgjedhjet e shpejta.

Deklarata e Bujar Nishanit nga Korçë

Për çdo qytetar ardhja në Korçë është simbolike dhe kjo adresohet në fundjave, por jam i bindur që vizioni shkon përtej fundjavës. Jam i bindur që duhet të diskutëjmë për një situate krize që ka mbërthyer gjithë vendin. Per fat te keq ky vend prej vitesh ka mare nje rruge degradimi ne te gjitha aspektet dhe nga dita ne dite po zhytet.

Kemi qenë të gjithë dëshmitarë të një procesi degradues. Por ka njerëz që dalin e shfaqen në vijën e par. Ishte momenti kur shoqëria synonte një ndryshim dhe besonim se mekanizmi kryesor ishte PD pasi ndryshimi vjen nga sistemi. Pas 25 prillit jam i bindur që të gjithë në mijëra qytetarë shqiptarë kanë një desperim që s`mundëm të realizonim atë që e donim dhe e prisnim.

25 prilli në fakt la po të njëjtën qeverisje dhe PD-në në opozitë dhe rrezikon që të thellohet nga një anë problemi i rendimit të Shqipërisë dhe degradimi i të vetmit mekanizëm që mund të bëjë diferencë, PD nga ana tjetër.

Shqetësimi që ndajmë sot ësht ky; a do lejojmë ne defaktorizimin e asaj që ne besojmë, të vlerave që i përkthejmë në parime dhe shumë më tepër.

Nuk ka asnjë dyshim që janë prishur standardet e një sistemi politik normal në Shqipëri dhe kjo ka vite që ndodh. Ka vite që po minohet e tjetërsohet. Përgjegjësia është ajo që e dallon modelin që beson tek parimi, nga ajo që e tjetërson parimin.

Të gjithë e vuajnë daljen e antivlerave, mbi vlerat. Se cili është Edi Rama, enturazhi i tij, të gjitha këto qytetarët i dinë. Qeveria aktuale nuk e ndryshon modelin që ka instaluar, sepse mbi bazën e tij e ka ndërtuar misionin e vet. Ne nuk e kurojmë dot atë lloj modeli, se ashtu është ekzistenca e tij dhe ato do vazhdojnë të forcohen mbi këtë model.

Ana tjetër e medaljes është PD. Pyetja është a i fituam apo jo zgjedhjet?!

Në fakt nuk i fituam. Analiza për këtë është e thellë dhe duhet bërë rajonale, por duhet parë përgjegjësia politike. Ne duhet të gjejmë mekanizmin që na çon tek fitorja. Sot është koha e njerëzve  që kanë forcën, kapacitetin, besimin për ta rikthyer PD në një parti të madhe fituese.

Ne na bashkon dëshira që qytetaria të mbizotërojë, angazhimi qytetar të jetë më i pari, angazhimi për të dhënë më tepër, se sa për të marrë.

A mundet që kjo PD që nga ’90-ta ju e keni ngritur, të rimëkëmbet? Mendoj se po dhe PD ka nevojë për një reformim të thelle dhe drastik në të gjitha konceptet.

Ka disa hapa sepse edhe procedura ka vendin e vet. Kur kemi artikuluar marrjen e përgjegjësive qe nga zoti Basha kemi artikuluar edhe dore heqjen si përgjegjësi e civilizimit. Eshte treguesi i asaj qe ti e tregon interesin e partisë mbi interesin personal.

PD sot s`mund të ketë as vizionin, strukturimin diskursin e 2015, duhet të ketë atë të betejës të 2025.

Problemi kryesor i këtij vendi është qeveria aktuale që rrezikon të vazhdoje si partia e qëmotit edhe 18 e 25 vjet nëse nuk reagojmë ne. Shqipëria rrezikon të humbasë alternativën qeverisëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Messi 15/05/2021 20:40

Nje shprehje popullore thote, qe njeriu ne fund do veje ne fis! Dhe Bujari, nuk eshte as i pari, as i fundit!

Flamur15/05/2021 14:13

Bujar kam me du se je nji farë buri por na dole burrec, po bën punën e jozefinës, astrit latozit dhe bamir topit, aty do përfundoah edhe ti, në koshin e plehrave politik, shut the fuck up, kemi punë shumë më të rëndësishme se lehja jote.

Shto koment

Denonco