Vendimi i KAS/ Kaso: Nuk janë vënë në dispozicion të gjitha provat

Vendimi i KAS/ Kaso: Nuk janë vënë në dispozicion të gjitha provat

11:33, 15/05/2021
A+ Aa A-

Partia Demokratike e ka cilësuar të paligjshëm vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, (KAS) për të rrëzuar kërkesën e saj për paraqitjen e provave të reja në lidhje me ankesat e 25 prillit.

Në një dalje për mediat, sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso deklaroi se KAS duhet që të administrojë çdo material zgjedhor, ndërsa shtoi se ky institucion nuk i vuri në dispozicion materialet që tregojnë masakrën elektorale

“PD nuk është institucion ligjzbatues. Ne presim që të administrohen provat që nuk janë në disponimin tonë. Të administrohet gjithçka tjetër që partitë nuk kanë mundur të sigurojnë dot vetë. KAS nuk na vuri në dispozicion materialet që tregojnë masakrën elektorale. I jemi drejtuar institucioneve zyrtarisht. Procesi zgjedhor është shoqëruar me problematika të shumta. Rruga e vetme që materialet të merren në administrim është që KAS t'u drejtohej me shkresë zyrtare institucioneve,”- tha Kaso.

KAS pranoi kërkesën e LSI, për të hapur 24 kuti të materialeve zgjedhore në qarkun e Beratit. Mësohet se KAS do të shqyrtojë nga të dhënat e materialeve zgjedhore të këtyre 24 kutive përputhshmërinë e listave të zgjedhjeve dhe identifikimin elektronik të tyre

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco