Meta:'Kasus Kleji shqiptar' Ahmet Golemi, gazetar dhe komentator i papërsëritshëm!

Meta:'Kasus Kleji shqiptar' Ahmet Golemi, gazetar dhe komentator i papërsëritshëm!

10:29, 15/05/2021
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka shprehur dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të Mjeshtrit të Madh Ahmet Golemi. Meta shkroi në Fb:

"I hidhur dhe i rëndë lajmi për ndarjen nga jeta të intelektualit të ringut, "Kasus Klejit shqiptar", Ahmet Golemi.

Pioner i boksit tonë profesionist, pesë herë kampion dhe katër herë nënkampion, ai sfidoi në "duel" edhe vetë regjimin në emër të mbrojtjes së pasionit të tij, për t'u ringritur sërish më i fortë si shkrimtar i talentuar, gazetar dhe komentator i papërsëritshëm dhe shumë i dashur sportiv.

Mjeshtri i Madh Ahmet Golemi do të mbetet një "universitet" për brezat e sportistëve të rinj shqiptarë, intelektual i rrallë dhe qytetar aktiv, roli i të cilit në çdo pozitë që luajti dhe mbajti, vështirë të zëvendësohet.

Duke ndarë dhembjen e madhe dhe ngushëllimet më të ndjera me familjen e Tij, miqtë e kolegët, gjendem sot pranë tyre në këto momente të vështira.

Pusho në paqe Mjeshtër! Përherë i paharruar kujtimi yt," dhe në përfundim, mesazhi i Presidentit shoqërohet me disa fotografi të Golemit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco