Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Erion Veliaj sfidon Edi Ramën nga Uashingtoni, i jep një mesazh 'sekret'

Erion Veliaj sfidon Edi Ramën nga Uashingtoni, i jep një mesazh 'sekret'

10:03, 15/05/2021
A+ Aa A-

Krijimi i një grupi të fuqishëm, (Tani edhe parlamentar) pas zgjedhjeve të 25 prillit brenda Partisë Socialiste i cili udhëhiqet nga Erion Veliaj, tashmë është realitet.

Kryetari i bashkisë më të madhe në vend i cili nuk e fsheh më që ka si synim të ndjekë rrugën e Ramës, duke kaluar nga zyra më e rëndësishme e kryeqytetit në atë të kryetarit të partisë, arriti që të eliminojë Ervin Bushatin (kryetari i PS për Tiranën) nga zgjedhja në parlament, edhe pse ishte brenda zonës së sigurt, dhe të fusë në vend të tij Fatmir Xhafajn, i cili pritet që të jetë një delfin kundër kryeministrit nëse në qeverinë e re ai dhe një sërë emrash të “grupit Veliaj”, nuk vendosen në poste ministrash.

Nga ana tjetër zërat se ndërkombëtarët do ti njohin përfundimisht zgjedhjet e vjedhura, me kusht që Edi Rama të krijojë një lloj “bashkëqevrisje” me Partinë Demokratike sa vijnë dhe shtohen. Pikërisht në këtë situatë, ndërkohë që Edi Rama edhe pse “ka fituar”, çdo ditë e më shumë shfaqet i trembur dhe i traumatizuar në publik dhe dërgon mesazhe “bashkëqeverisje”, sfiduesi i tij i fshehtë Erion Veliaj, njofton se ka nisur një vizitë në SHBA.

Nga Uashingtoni ai ka dërguar një mesazh “sekret”, jo vetëm për kryeministrin: Unë jam i përzgjedhuri i amerikanëve!

Në faqen e tij në FB, Veliaj njofton vizitën e tij në SHBA dhe ka shpërndarë një fotografi të një takimi në Uashington DC, me  ish-ambasadorin e SHBA në Tiranë, Alexander Arvizu.

“Është gjithmonë kënaqësi të takohesh me një mik të vjetër, si ish ambasadori amerikan, Alexander Arvizu, në Ëashington DC, në ditën e parë pa maska në SHBA”, shkruan Veliaj në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 17/05/2021 09:14

Mos ka pasur ndonje mbledhje mendere shqyerish ne amerike qe ka vajtur Erion Fiku duke perdorur taksat tona???Dhe pse pikerisht te reklamohet me kete ambasador deshtak qe nuk arriti te bente asgje ne vendin tone???Edhe America me te futur na e ka.Nuk ka bere asnje investim ketu.Thjesht na vdhjedh dhe na perdor

Vendi yne 17/05/2021 09:13

Mos ka pasur ndonje mbledhje mendere shqyerish ne amerike qe ka vajtur Erion Fiku duke perdorur taksat tona???Dhe pse pikerisht te reklamohet me kete ambasador deshtak qe nuk arriti te bente asgje ne vendin tone???Edhe America me te futur na e ka.Nuk ka bere asnje investim ketu.Thjesht na vdhjedh dhe na perdor

Ben15/05/2021 19:46

Sfide e madhe fort..Pyt Edi per Arvizu

Tosi15/05/2021 16:25

Reforma ne drejtesi do tju fusi te gjitheve ne burg. Nje e nga nje dhe avash avash.

Mirfa15/05/2021 11:21

Ti je krejt maske Shetit o bir me leket e mamit Sa sulmuesit do kete marre ajo ne pune

Artan15/05/2021 11:05

Mos ardhte dita te vije ky ne pushtet. Ky eshte sinonim i te keqes, mashtrimit, kermes. Nuk ka njeri me monster se ky.

Shto koment

Denonco