Salianji: Kemi denoncuar me emra 345 persona të lidhur me krimin e zgjedhjeve

Salianji: Kemi denoncuar me emra 345 persona të lidhur me krimin e zgjedhjeve

21:18, 13/05/2021
A+ Aa A-

Në Çim Peka Live, deputeti i zgjedhur, Ervin Salianji, komentoi fillimisht se se ku gaboi Partia Demokratike në këto zgjedhje në raport me Edi Ramën.

Pyetja që i intereson publikut është a kishte zgjedhje të lira apo jo. Aboslutisht që jo.  Çdo regjim mundet vetëm më votë. Nuk ka asnjë rrugë tjetër për të mundur regjimet. Nuk do presim aq se nuk jemi në të njëjtën situatë. Ky është një regjim në kushte e një oligarkie, ku komandojnë njerëz që i kemi denoncuar.

Kemi nxjerrë 345 emra. Kemi denoncuar më herët Vilma Nushi për shëndetësinë. Kemi denoncuar Samir Manen, Kastratin për aeroportet, për çdo lloj vendimarrje që ndikon të qeverisja. Ne kemi bërë denoncimet përkatëse. Ne kemi nxjerrë edhe listën aty ku ne mendojmë që ka devijime të interesit publik për qëllime të pushtetit.

Kemi denoncuar me emra konkretë persona influentë të krimit që komandojnë persona të pushtetit për shkak të pushtetit që u ka dhënë Edi Rama dhe Rilindja. Përballjet me regjimet janë të forta. Nuk i kërkohet llogari Navalnit pse është në opozitë, sepse është regjimi në Rusi. Po kështu në Iran, apo në Venezuelë.

Unë nuk mendoj që opozita është e pagabueshme, dhe duke bërë analizën e plotë, unë mendoj se del ndryshe.  Ne kemi bërë lëvizje të forta’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kopetenti i Vlores14/05/2021 09:26

Me keto mend dhe keto fytyra qe keni, edhe 4 vjet te tjera denoncime do te beni. Zoti ju dhente force

Asim13/05/2021 21:31

Ca nxirrni ate kurve Salianjin ne. studio.Ai po. na hedh hi syve .Ate e hoqi njehere komisioni dhe nderhyri dikush qe e futen ne liste.Po ben lojra fjalesh.Mos e lini te flase sic do. Gozhdojeni

Shto koment

Denonco