Çim Peka/ Ja pse ata qe sot kritikojne Bashen nuk jane zgjidhja per PD

Çim Peka/ Ja pse ata qe sot kritikojne Bashen nuk jane zgjidhja per PD

17:59, 13/05/2021
A+ Aa A-

Në edicionin e orës 17.00 në Syri Tv, me gazetaren Armela Ferko, gazetari Çim Peka, bëri një analizë të detajuar të asaj se çfarë po ndodh në Partinë Demokratike pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe pse ata që po kritikojnë Bashën, nuk mund të jenë zgjidhja e kësaj partie.

‘Këto zgjedhje prodhuan vazhdimin e vazhdimësisë. Konsistenca fitoi mbi paqartësinë. Kush është konsistenca? Është Edi Rama. Kush është konsistenca e Edi Ramës. Ky njeri që ditën e parë ka qenë që në fillim i qartë që amoralitetin do na e shiste për normalitet. Që bashkëpunimin ne krimin do të na e shiste për normalitet. Që qartësinë e tij për ta vazhduar me çdo çmim mandatin e tretë do të na e shiste për normalitet. Fitoi vazhdimësa dhe humbi paqartësia.

Paqartësia ishte opozita. Kur them opozita nuk flas vetëm për kryetarin e opozitës, por edhe të gjithë zërat opozitarë. Zëra opozitarë ka qenë Presidenti Meta, ish-kryeministri Sali Berisha, zëra opozitarë ka qenë shumica e shqiptarëve. Çfarë kam parasysh me paqartësi. Nga 2017 e këtej, Basha ka bërë gabime pa fund, por nuk është i vetmi.

Që të gjithë bashkë me të kanë bërë gabime pa fund. Pse jemi në këtë pozitë sot që Lulzim Basha i dha mundësinë apo nuk e ndaloi dot Edi Ramën të rrëmbejë mandatin e tretë dhe në shumicën e opozitarëve po shikohet mundësia që Lulzim Basha të vazhdojë. Sepse të gjithë ata që sot po e kritikojnë kanë miratuar veprimet e tij. Unë kam miratuar veprimet e tij, por edhe Presidenti Meta, ish-kryeministi Berisha, edhe një pjesë e mirë e analistëve, nuk i kanë thënë Lulzim Bashës ‘Stop’ djegia e mandateve nuk mund të ndalojë protestat, ose mospjesëmarrja në zgjedhje nuk do të ndalojë dot Edi Ramën të bëjë zgjedhje pa opozitën. Në momentin që largohesh nga institucionet, ka një rrugë, dhe kjo është rruga. Rruga nuk është xhiro në bulevard. As këta që po kritikojnë Bashën, nuk i kanë thënë diplomatëve të huaj, nuk ka asnjë problem nëse do të jemi të padëshirueshëm nga ju.

Në këtë vend nuk do bëhen zgjedhje pa opozitën ciladoqoftë kostoja. Kostoja është e gjithëfarëllojshme, nuk përjashtohet asgjë.

Ish-presidenti Nishani, në këtë studio pranoi që ka aprovuar djegien e mandateve, kanë heshtur kur Lulzim Basha nuk i shkoi deri në fund betejës pasi doli në rrugë, kanë heshtuar për mosbllokimin e  zgjedhjeve lokale më 30 qershor 2019. A donte të ishte Lulzim Basha të ishte më agresiv, Unë the që jo. Por në momentin që ti e toleron këtë lider të lërë betejat në gjysmë, ti nuk je zgjidhja. A është zgjidhja sot Lulzim Basha? Të gjithë ata që aprovuan lënien e betejave në gjysmë nuk janë zgjidhja.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Flamur14/05/2021 10:41

Për të mbuluar mutat e tij edi rama po i përdor analistat që të meren me opozitën dhe lulzim bashën, dhe këta po e bëjnë më mirë atë punë sesa do kishte imagjinuar edhe vetë edi droga, gazetarët janë shëndëruar në zagar dhe qen rrugësh që presin çfar kocke do u jep edi rama apo në të shpeshtën çfar shkopi do u hedh në livadh që këga tënia sjellin përsëri në dorë si zbavitje e ramës me qent.

dielli14/05/2021 09:00

Nuk ja vlen të merresh me politikë ne nuk ndryshojme.

astrit14/05/2021 07:03

Shqiperia ka nevoje per zgjidhje. Shqiperia nuk ka nevoje per nje PD e sikleteshme. O regulloni sikletin ose Shqiperia do ju anashkaloj.

Daj Jaku13/05/2021 21:27

Sipas kësaj “filozofie”, meqë të gjithë ata që rrethojnë Lulin në PD qënkan punë muti, atëherë nuk ka përse të kritikojmë mutin e madh. Kjo do të thotë që PD nuk egziston më si parti opozitare sepse bën opozitë punë muti, ose gjasme opozitë për të përligjur dhjemokracinë punë muti të Shqipërisë. Janë të pa harrueshme fjalët e Lulit: “Ma fute një herë, është faji yt, po të ma fusësh herën e dytë është faji im”. Për të satën herë të futme po përgatitet Luli? Deri tani janë bërë nja katër pesë. Ja futi me “qeverinë teknike me 4 ministra për 3 javë, ja futi me reformën në drejtësi, të cilën e kapi edvini totalisht, ja futi me daljen nga parlamenti madje duke e paralajmëruar, ja futi duke i blerë parlamentarët rezervë të PD, ja futi me Patoz Topall Bregun, ja futi keq fare me zgjedhjet lokale me Lulin tuj ndejtë në shtëpi duke mësu alfabetin vajzave, ja futi me marrveshjen e 5 qershorit me Lulin në shtëpi, ja futi me 100 mënyra të paligjëshme me ndryshime kushtetuese e të kodit zgjedhor të minutës së fundit, Luli në gjumë, Nuk e kuptoj sebpër çfarë i duhet politikës ky person pa asnjë lloj lidhje me politikën reale, pa asnjë lloj largpamësie, pa asnjë lloj energjie, pa asnjë lloj vetmohimi, i pa përgjegjshëm për çka nxjerr nga goja, që harron nesër çka premtuar sot. E vetmja meritë është pispillosja me xhel që i han më shumë kohë se sa punët e PD, bredh me super benz të blinduar, vishet e kollariset si manikin, gjë që i ul jashtëzakonisht shumë pikë në sytë e një populli të varfër jo europian, jo hollandez. Nuk ka pamjen e njërit prej nesh por që ka ardhur nga ndonjë sfilatë mode. E harruat Edvinin kryetar bashkie, kryetar i PS, kryetar i opozitës që bridhte me një passat të vjetër?

t13/05/2021 20:54

Keta opozitare sot,duke veçuar F.Nanon qe e solli per here te pare dhe e beri min.kulture ,te gjithe keta opozitare e kane perkrahur e mbajtur ne pushtet kete klysh kurve dhe nuk mund te çfajesohen per asgje,por jane per tu zhdukur te gjithe nga politika dhe te vihen ne radhe te spaku,nqs do kene b...ata prokurore spurdhjake ti marrin per te pandehur duke fillu nga rama i pari.

Kaci13/05/2021 19:16

Jo se duhet te mbroje Bashen! Por emra te tille si Harxhi,kadili, gjenerali mbi tank i vitit 1997 Imami( me vone u be minister i drejtesise ne qeverine Nano ) .Nishani qe nga oficer u be minister dhe president ..,nuk te ngjallin asnje lloj besimi se do ta cojne PD perpara.. Te gjithe keta qe permenda me larte jane ushtare te Rames dhe sorosit..

Tironci13/05/2021 18:34

Kam votuar gjithmmone djathtas. Kam qe nga 2013 qe vota ime vidhet. Keshtu thote PD. Ne tre zgjedhjet e fundit ka qene Basha Kryetar dhe na ka siguruar qe nuk do lejoje vjedhje. Cdo rradhe votat jane vjedhur. Pse heren e ardhme duhet te votoj PD? Qe vota ime te vidhet prape? Kush me Siguron qe nje LOLO si Basha do ruaje votat kur nuk i ruajti tre here rresht? Basha eshte ne krye te PD vetem e nje mision: Te mbaje Ramen ne Pushtet. Basha duhet te zhduket nga skena pokitike shqiptre. Me Bashen nuk ka kthim te Demokracise ne Shqiperi. Duhet nje person qe te mund te largoje Ramen, me te mire apo edhe me zor.

Shto koment

Denonco