Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Holanda skeptike/ Puna e SPAK-ut duartrokitet, por ka edhe shumë pikëpyetje

Holanda skeptike/ Puna e SPAK-ut duartrokitet, por ka edhe shumë pikëpyetje

17:02, 13/05/2021
A+ Aa A-

Holanda është një nga vendet skeptike për çështjen negociatave me Shqipërinë.

Ambasadorja holandeze në Tiranë Guusje Korthals Altes shprehet se po ndjek me vëmendje ecurinë e institucioneve të reja të drejtësisë, sidomos SPAK-ut.

Çfarë ka bërë SPAK që nga themelimi në 2019?

Në një postim në faqen zyrtare në Facebook ambasada holandeze shkruan se “Qendra e Studimeve Ligjore dhe Sociale (LSSC) po monitoron saktësisht atë, pra punën e SPAK-ut dhe Gjykatës Speciale mbi ndërtimin e një historiku të ndjekjeve penale dhe aktakuzave, projekt me mbështetje nga ambasada holandeze në kuadër të mbështetjes së Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit në BE.

Këtë javë LSSC prezantoi përmbledhjen e gjetjeve dhe vlerësimeve të çështjeve të SPAK dhe rezultatet në prill 2021. SPAK është një nga institucionet kryesore të reformës në drejtësi dhe LSSC me këtë projekt dëshiron të informojë publikun e gjerë për punën e SPAK” thuhet në postim.

Ambasadorja Guusje Korthals Altes, duke folur në prezantimin e raportit u shpreh se “LSSC thekson në raport se ka raste kur puna e SPAK-ut duartrokitet, por ka edhe raste kur ngrihen pyetje të rëndësishme.

Ngritja e pyetjeve të duhura është jetike për punën e çdo institucioni të përfshirë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar” shprehet ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco