Meta: Shpresa dhe solidariteti i mrekullueshëm, esenca e festës së Fitër Bajramit

Meta: Shpresa dhe solidariteti i mrekullueshëm, esenca e festës së Fitër Bajramit

12:38, 13/05/2021
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka ndarë përshtypjet e tij pas vizitave që ka zhvilluar sot në Komunitetin Mysliman dhe në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane me rastin e festës së Bajramit.

Meta ka shkruar në Fb:

"Në këtë ditë të shenjtë dhe të bukur pranverore, i lumtur të ndaja me Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Bujar Spahiu, me Kryegjyshin Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, si edhe me të gjithë besimtarët shqiptarë, urimet më të përzemërta me rastin e Fiter Bajramit.

Shpresa dhe solidariteti i mrekullueshëm, esenca e kësaj feste, të udhëheqin mendimet dhe veprimet tona, për më shumë dashuri, harmoni dhe bashkëjetesë paqësore. Sakrificat të na shërbejnë të gjithëve për një shoqëri më njerëzore! Qofshin të pranuara agjërimi dhe lutjet tuaja për shëndet të mirë, mbarësi dhe gëzime të përhershme në çdo vatër shqiptare!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco