‘Pas errësirës vjen drita’, Kryemadhi uron fiter Bajramin: Besimi në Zot na jep forcë të ecim përpara

‘Pas errësirës vjen drita’, Kryemadhi uron fiter Bajramin: Besimi në Zot na jep forcë të ecim përpara

11:31, 13/05/2021
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka vizituar Komunitetin Mysliman nga ku ka dhënë dhe një mesazh për ditën e Fiter Bajramit.

Kryemadhi në mesazhin e saj u shpreh se pas errësirës vjen drita dhe besimi në Zot na jep forcë dhe kurajo për t'u ngritur sërish.

"Sot kemi një ditë pak gri, por gjithmonë pas errësirës vjen drita dhe ajo që dua të theksoj sot në këtë ditë Fiter Bajrami, dua t’ju uroj gjithë shqiptarëve pas një muaji stërmundimesh dhe agjerimesh për të shlyer të gjitha mëkatet e jetës.
Sot është dita e madhe e krijimit të një jete të re, e krijimit të një fryme të re, e një begatie dhe një solidariteti, për të cilën sot shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë.
Do doja që tju uroja gjithë shqiptarëve këtë Fiter Bajram, jo vetëm shqiptarëve myslimanë, por të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Sepse në këto ditë të rëndësishme të bashkimit, që janë ditët më të rëndësishme për familjen shqiptare, për atë institucion që është shumë më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër.

Besimi në Zot është ajo që u jep kurajon dhe forcën. Na jep forcën për tu ngritur, na jep forcën për të përballuar sfidat dhe na jep forcën për të gjetur sfida të reja, jetë të re, angazhime të reja, të cilat janë të domosdoshme për të gjithë ne. Faleminderit, gëzuar dhe për shumë vjet t? gjithëve."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco