Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

A do të shkojë në Komisionin për shkarkimin e tij? Meta: Të vazhdojmë festën, mbarësi të gjithëve

A do të shkojë në Komisionin për shkarkimin e tij? Meta: Të vazhdojmë festën, mbarësi të gjithëve

10:47, 13/05/2021
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka vizituar sot Komunitetin Mysliman Shqiptar për t’i uruar krerët e këtij komuniteti si dhe të gjithë besimtarët shqiptarë me rastin e Fitër Bajramit.

Meta tha për gazetarët në dalje ndër të tjera se kishte shkuar në KMSH për t’u shprehur mirënjohjen për gjithçka që ata kanë dhënë për të sëmurët,  të pamundurit, ata që kanë qënë në vështirësi më të mëdha dhe për të uruar që këto sakrifica t’u shërbejnë të gjithëve për të frymëzuar për një shoqëri më solidare, më njerëzore dhe më të bashkuar.

I pyetur nga gazetarët nëse do t’i përgjigjet ftesës që ka marrë nga Komisionin hetimor për shkarkimin e Presidentit më 18 maj, a do të shkojë në këtë komision, Meta tha: “Të vazhdojmë festën dhe mbarësi e gëzime të gjithëve.”

Fjala është për Komisionin Hetimor parlamentar "Për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë" ngritur nga mazhoranca.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco