Lajmi i fundit

DETAJE – EMRAT/ Atentati më armë në Memaliaj, ja kush qëlloi ndaj avokatit

A Show/ Poli Hoxha: Zgjedhjet e 25 prillit, film i përsëritur! Rama i trembur nga mandati i 3

A Show/ Poli Hoxha: Zgjedhjet e 25 prillit, film i përsëritur! Rama i trembur nga mandati i 3

22:35, 11/05/2021
A+ Aa A-

I ftuar në studion e A Show me moderatorin Adi Krasta në SYRI TV, analisti Poli Hoxha ka theksuar këto votime ishin një film i përsëritur, pasi vjedhja e votës vazhdoi në përmasa edhe më të mëdha nga Rama.

Sipas Hoxhës, Rama duket i trembur nga fitorja e mandatit të 3 pasi i është akumuluar shumë pushtet për gjysmën e popullsisë dhe gjysma tjetër nuk po gjen dot zgjidhje për problemet e përditshme.

Krasta: Dy sentimente të përgjithshme në Shqipëri sot, një grupim ka fituar zgjedhjet dhe pala tjetër që i ka humbur me të gjitha cka përfaqësojnë në sensin e sjelljes njerëzore.

Pse do të duhet pas këtyre zgjedhjeve të mos përfshihemi qoftë nga entuziazmi teprues qoftë nga treshtimi shkatërrues për të vazhduar jetën normale, por të qëndrojme për pak më shumë analizë.

Hoxha: Ngaqë pamë një film të përsëritur, shtrohet pyetja se sa kohë do të shikojmë këtë film të përsëritur, sa kohë do shohim se tjetërsohet vota në mënyrë normale, pas kësaj njihen zgjedhjet në mënyrë normale, opozita në mënyrat e saj vazhdon në mënyrë normale dhe vitet ikin dhe kur e diskutonim këto probleme edhe para 20 vitesh edhe para 25 vitesh na dukeshin si gjera të fruthit të foshnjes së demokracisë, që ishte Shqipëria, të tranzicionit dhe ne po e shohim sot ne 2021 se më e frikshme nuk ështe se humbi PD me opozitën dhe fitoi Rama dhe kush po e duron dhe 4 vite. Këtu frika më e madhe është se sistemi ketu është korruptuar i gjithi dhe metastazat i ka futur edhe deri në shoqërinë e thjeshtë. Në shoqërinë që nuk ka pse. I ka futur deri në atë pikë sa po arrijmë fundin se duhet të mësohemi me këtë fatalitet.

Krasta: Agresiviteti psikosocial i fituesve, pse është e nevojshme të ushtrojnë fitoren në diskurin popullor?

Hoxha: E marim nga krahu i rotacionit, ‘meqë ekziston rrota, jo domosdoshmërisht vjen rrotacioni’. Ajo rrota do shumë elementë për ta shtyrë. Opozita u përpoq ta shtynte por ngeli te mentaliteti se kjo rrotë do rrotullohet sesbën pas 8 vitesh.

Te administrata dhe drejtoritë ka revansh fitoreje pasi ka interesa personale, por te vetë koka te Rama kja një mërzi. Sepse tashmë nuk ka sesi të justifikojë gjithë këtë pushtet, pasi e pamë se cfarë ishte i aftë të bëjë. Gjithë këtë pushtet në 4 vitet e ardhshme, ai e ndjen dhe vetë sepse ky pushtet që i takon gjysmës së popullsisë, dhe bëhen 12 vite që nuk e ndjen gjysma tjetër, dhe kjo nuk i intereson njeriu vetëm një të çmenduri dhe Edi Rama nuk është budalla./ A.Z/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco