'Qëllimet dashakeqe nga identifikimi biometrik'/ Celibashi: Shqetësim i ligjshëm. Po verifikojmë abuzimet

'Qëllimet dashakeqe nga identifikimi biometrik'/ Celibashi: Shqetësim i ligjshëm. Po verifikojmë abuzimet

21:46, 11/05/2021
A+ Aa A-

Në një lidhje direkte në ‘A Show’ me moderatorin Adi Krasta në SYRI TV, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka komentuar edhe shqetësimin e qytetarëve për qëllimet dashakeqe të identifikimit biometrik të realizuar në këto zgjedhje, duke e quajtur një shqetësim të ligjshëm.

Celibashi ka treguar se nuk ka asnjë rrezik që këto shenja të keqpërdoren. Koha e mbajtjes së këtyre të dhënave është shumë e shkurtër. Ka një protokoll të administrimit të këtyre të dhënave.

Krasta: Në prezantimin e zgjidhjes dhe deklaratën për shty të KQZ, flitet për identifikimin e zgjedhësve, a mund të na shpjegoni ju sesi sigurohet sistemi i ri që zgjedhësi që mbanë një kartë identiteti dhe emrin në qendër dhe është vërtet personi që posedon kartën. Ka një shqetësim se sistemi i identitetit me gisht, ka  qënë një sistem i sulmueshëm, nga ata që meren me sulmet e kësaj natyre dhe si e keni menaxhuar rastin kur një person nuk do ta bëjë identifikimin me gisht. Konsiderohet ky njeri që voton keq, apo a lejohet që të votoi, dhe a ka ndodhur kjo në Shqipëri atë ditë?

Celibashi: Nuk ka ndodhur, jo nuk kemi pasur raste të refuzimit. Ndoshta dikush sepse nuk ka dashur të lërë shenjat e gishtit nuk është përgjigjur në QV por gjithkush që është paraqitur në QV nuk ka refuzuar për të nënshkruar nëpërmjet shenjës së gishtit.

Qëllimi i përdorimit të teknologjisë së informacionit, në lidhje me identifikimin elektronik. Pajisja që është përdorur ka pasur si qëllim të vërtetojë faktin se kush është paraqitur në QV. Tashmë nënshkrimi bëhet në mënyrë elektronike me shenjën e gishtit. Kjo mënyrë është përdorur edhe në vende të tjera. Qëllimi i kësaj pajisje ishte që të merrej nënshkrimi me anë të shenjave të gishtit. Nëpërmjet një procesi të kryqëzimit të të dhënave, ne do të shohim nëse një votues ka vendosur gishtin në më shumë se një QV.

Krasta: Mbedhja e të dhënave nga KQZ nëpërmjet kësaj pajisjes, a ka kjo një rrezik, pasi janë të dhëna shumë të rëndësishme. Nuk do ma paguash ti kredinë që kamë në bankë, por nëse qëllimet janë të këqija, si do i dilni përballë shqetësimit të qytetarëve që u keni marrë të dhënat?

Celibashi: Shqetësim i përligjur pasi jamë edhe vetë një person që e ka vendosur gishtin atje, por nuk ka asnjë rrezik që këto shenja të keqpërdoren. Koha e mbajtjes së këtyre të dhënave është shumë e shkurtër. Ka një protokoll të administrimit të këtyre të dhënave. Nuk është vetëm një person që ka kontrollin e këtyre të dhënave. Është një protokoll që ofron të gjitha garancitë./ A.Z/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco