EurActiv: Rama futi sërish në parlament persona me precedentë penalë

EurActiv: Rama futi sërish në parlament persona me precedentë penalë

20:41, 11/05/2021
A+ Aa A-

Agjencia e njohur e lajmeve nga Brukseli, EurActiv ka publikuar një analizë për zgjedhjet në Shqipëri.

“Nëse këto zgjedhje do të përmbushin ose jo kushtet e BE-së, kjo do të varet kryesisht nga gatishmëria e aktorëve politikë në nivelin e brendshëm për të hetuar plotësisht dhe për të reaguar në mënyrë adekuate ndaj parregullsive. Për fat të keq, këto parregullsi ishin mjaft domethënëse,” shkruan ajo.

“Ne kemi parë incidente alarmante një javë përpara zgjedhjeve, duke përfshirë të shtënat fatale në Elbasan dhe keqpërdorimin e të dhënave personale për mbi 900 mijë qytetarë të Tiranës. Një tjetër problem me vetë procesin zgjedhor ishte numri i lartë i votave të pavlefshme.

Akuzat zgjedhore nuk kanë mbaruar akoma. Opozita vazhdon të denoncojë qeverinë për keqpërdorimin e fondeve shtetërore në zonat e prekura nga tërmetit të nëntorit 2019, përfshi pagesat me para të gatshme dhe ‘legalizimin’ ose vlerësimin më të mirë të pronave përpara zgjedhjeve.

Për më tepër, disa individë të përmendur në procedura të mëparshme penale janë rizgjedhur në parlament në listën e Partisë Socialiste të Ramës, megjithëse ndjekja penale dhe dënimi i këtyre krimeve është një nga kushtet para se BE të nisë kapitujt e negociatave”, thuhet në shkrim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari11/05/2021 23:08

KETO ZGJEDHJE BENE BASHKE QELBESIRELLEKUN E 2 ZGJEDHJEVE TE MEPARSHME TE 2017 DHE 2019, TE PRANUARA DHE TE NJOHURA PATURPESISHT EDHE NGA FAKTORI NDERKOMBETAR! NESE SHBA, BE DHE OSBE I KALOJNE KETO ZGJEDHJE NJESOJ SIC I KANE KALUAR ATO TE MEPARSHMET, ATEHERE NE SHQIPERI NUK DO TE KETE KURRE ME AS ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME DHE AS DEMOKRACI! PRANIMI I KETYRE ZGJEDHJEVE DO TE THOTE VDEKJE PERFUNDIMTARE E DEMOKRACISE NE SHQIPERI! KETO ISHIN ZGJEDHJET ME TE TURPSHME NE HISTORINE EPLURALIZMIT SHQIPTAR! UROJME VERTETE QE BE TE NDJEJE KEQARDHJE PER POPULLIN SHQIPTAR JO PER OPOZITEN! SHPRESOJME QE BE TE MOS I PRANOJE, TE MOS I NJOHE DHE TI DENOJE ASHPER KETO ZGJEDHJE SKANDALOZE DHE KRIMINALE NGA CDO PIKEPAMJE! KETU NUK FLITET ME PER SHTET. KU KA SHTET KETU? AKOMA NUK E KENI KUPTUAR QE NE SHQIPERI NUK KEMI SHTET POR KEMI TE BEJME ME NJE NARKO-SHTET MAFIOZ I VENDOSUR TOTALISHT NE SHERBIM TE REGJIMIT FASHIST TE SATRAPIT TE SURRELIT! SPAK ESHTE THJESHT NJE VEGEL RROJE E REGJIMIT!! PROKURORIA NUK EKZISTON! POLICIA ESHTE TOTALISHT NE SHERBIM DHE NE MBROJTJE TE TRAFIKANTEVE TE DROGES!!! POR KJO I KA VERBUAR SHBA, BE DHE OSBE, AQ ME KEQ KOMISIONIN DHE PARLAMENTIN EVROPIAN ME ZYRTARET ME TE KORRUPTUAR QE KA NJOHUR BOTA DEMOKRATIKE DERI SOT!! KU JANE PARIMET MBI TE CILAT U THEMELUA DHE FUNKSIONON BE? SHQIPERIA DO EDHE 50 VITE QE TE ARRIJE STANDARTET DEMOKRATIKE QE KA SOT REPUBLIKA E KOSOVES! SHQIPERIA ESHTE TURPI I BE NE MES TE EVROPES!

Shto koment

Denonco