Bylykbashi: Shkeljet e ligjit kanë qenë masive në 9 qarqe, kemi çuar provat në KQZ

Bylykbashi: Shkeljet e ligjit kanë qenë masive në 9 qarqe, kemi çuar provat në KQZ

20:05, 11/05/2021
A+ Aa A-

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike në Qarkun e Durrësit, Oerd Bylykbashi, i ftuar në “Ora 19” në Syri TV foli për zgjedhjet e 25 prillit.

Partia Demokratike ka ankimuar rezultatin në 9 qarqe, teksa Bylykbashi në intervistën me moderatorin Juli Krisafi theksoi: “Ajo që kërkohet është se kur ka shkelje të rëndë të ligjit që ka ndikuar në ndarjen e mandateve, shpallet e pavlefshme qendra e votimit. Është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që do të bëjë vlerësimin nëse shkelja ka ndikuar në 1, në 2 apo më shumë qendra votimi, apo totali i qendrave të votimit është ndikuar.

Kush është logjika e thjeshtë? Nëse në 1 apo 2 qendra votimi rezulton se është thyer kutia, apo nuk u hap fare, sigurisht që nuk ka kuptim të llogaritet rezultat në atë qendër votimi. Kështu që shpallet e pavlefshme. Por, qëllon që diferenca midis subjekteve për një mandat është më e madhe se numri i zgjedhëse të asaj qendre votimi dhe ajo apo ato qendra votimi nuk përfshihen në rezultat, atëherë rezultati mbetet i pandryshuar.

Nëse shkelja është e tillë që i ka prekur të gjitha qendrat e votimit, të gjitha zonat zgjedhore, atëherë shpallen të pavlefshme qendrat e votimit dhe rezultati. Këtë duhet të saktësojë KQZ-ja.

Ose në një rast tjetër që bandat në rastin konkret kanë ndikuar në një masë të tillë që mund të kenë ndikuar në rezultat, atëherë KQZ-ja duhet t’i përsërisë zgjedhjet.

Shkeljet e ligjit kanë qenë masive në qarqet që pretendojmë pavlefshmërinë e rezultatit të zgjedhjeve. Kemi çuar provat. Ja për shembull, kodi zgjedhor e ndalon që katër muajt e fundit të ketë punësime në administratë. Na rezultojnë mbi 10 mijë persona. Thesari ka paguar mbi 63 milionë euro plus. Janë shpenzuar 40 milionë euro muajt e fundit për tërmetin. Në Durrës janë paguar 6 milionë euro vetëm javën e fundit.

Kemi paraqitur faktet, që ja kemi çuar KQZ-së, ku është deformuar vullneti i zgjedhësve”.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari11/05/2021 23:06

NESE SHBA, BE DHE OSBE I KALOJNE KETO ZGJEDHJE NJESOJ SIC I KANE KALUAR ATO TE MEPARSHMET, ATEHERE NE SHQIPERI NUK DO TE KETE KURRE ME AS ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME DHE AS DEMOKRACI! PRANIMI I KETYRE ZGJEDHJEVE DO TE THOTE VDEKJE PERFUNDIMTARE E DEMOKRACISE NE SHQIPERI! KETO ISHIN ZGJEDHJET ME TE TURPSHME NE HISTORINE EPLURALIZMIT SHQIPTAR! UROJME VERTETE QE BE TE NDJEJE KEQARDHJE PER POPULLIN SHQIPTAR JO PER OPOZITEN! SHPRESOJME QE BE TE MOS I PRANOJE, TE MOS I NJOHE DHE TI DENOJE ASHPER KETO ZGJEDHJE SKANDALOZE DHE KRIMINALE NGA CDO PIKEPAMJE! KETU NUK FLITET ME PER SHTET. KU KA SHTET KETU? AKOMA NUK E KENI KUPTUAR QE NE SHQIPERI NUK KEMI SHTET POR KEMI TE BEJME ME NJE NARKO-SHTET MAFIOZ I VENDOSUR TOTALISHT NE SHERBIM TE REGJIMIT FASHIST TE SATRAPIT TE SURRELIT! SPAK ESHTE THJESHT NJE VEGEL RROJE E REGJIMIT!! PROKURORIA NUK EKZISTON! POLICIA ESHTE TOTALISHT NE SHERBIM DHE NE MBROJTJE TE TRAFIKANTEVE TE DROGES!!! POR KJO I KA VERBUAR SHBA, BE DHE OSBE, AQ ME KEQ KOMISIONIN DHE PARLAMENTIN EVROPIAN ME ZYRTARET ME TE KORRUPTUAR QE KA NJOHUR BOTA DEMOKRATIKE DERI SOT!! KU JANE PARIMET MBI TE CILAT U THEMELUA DHE FUNKSIONON BE? SHQIPERIA DO EDHE 50 VITE QE TE ARRIJE STANDARTET DEMOKRATIKE QE KA SOT REPUBLIKA E KOSOVES! SHQIPERIA ESHTE TURPI I BE NE MES TE EVROPES!

Shto koment

Denonco