'Kreu i SPAK flet te Top-inceneratori, publiku do të dijë ku shkuan 430 milion euro'

'Kreu i SPAK flet te Top-inceneratori, publiku do të dijë ku shkuan 430 milion euro'

19:57, 11/05/2021
A+ Aa A-

Nga Jamarbër Malltezi

Afera 430 milionë € e inceneratorëve është krimi dhe korrupsioni i organizuar që ndodh ditën për diell. Pa tender, në dhunim të ligjeve të shtetit po ndahen para publike si plaçkë lufte mes një grupi të babëziturish përfshi Rama-Ahmetaj-Koka-Bllako-Blushi etj.

Paratë publike të hedhura për inceneratorët pastaj po përfundojnë për të blerë mediat që lëpijnë Edi Ramën ose si (1) reklama (100 milionë lekë reklama paguan ky që ka monopolin tek Blushi-Bolino-Baze - se pse duhet të bëjë reklamë ai që ka monopol e nuk ka konkurrent tjetër kjo tregon kollitjen tek mediat lëpirëse), ose (2) duke blerë kompani të tjera të pronarëve të mediave (2.1 milione € blerë 51% e aksioneve të Lori Cafe të pronarëve të Topit nga mafia e plehrave duke bërë ortak gruan e Blushit e duke e marrë me vete deri në Bullgari për të fsheh), ose (3) duke paguar deri 10 milione lekë rroga mujore për familjarët e banditëve në pushtet.

Ka 3 padi të rënda për inceneratorët përfshi këtë të LSI që vërtetoi se (1) Edi Rama ka dhënë bonus pa mbledhje qeverie fare dhe ndërkohë që 3 nga 5 ministrat e pyetur për mendim u shprehën kundra dhe (2) ish ministri Koka ka përlarë 3 milione euro veç nga inceneratori i Elbasanit përmes 8 kompanive të krijuara nga familjarët e tij brenda ditës që morën gati 3 milion € nga Zoto-Mërtiri.

POR çfarë bën SPAK? Ky që duhet të hetojë nëse u vodhën paratë publike? Nësë janë zbatuar apo anashkaluar ligjet? Nëse po blihen mediat dhe si del gruaja e Blushit del aksionere me 1/3 e 2.1 milion € kur Blushi nuk i ka pasur kurrë të deklaruara kaq shumë para? Publiku pret të dijë ku po shkojnë 430 milion € ndërsa po mbushet viti e nuk ka përgjigje nga SPAK, tani kreu i SPAK jep intervistë tek Top-inceneratori. Na rroftë Reforma se drejtësia ka humb rrugën!

Po opozita? Mendoj se opozita duhet ta mbajë si kalë beteje të reformës në drejtësi këtë mega-afere me 3 inceneratorë të pakërkuar e pacertifikuar, që po korrupton nga kryeministri, ministrat, drejtorët e deri tek mediat. Opozita duhet të kushtëzoje suksesin e reformës me hetimin e plotë e të paanshëm të kësaj megaafere. Të ftojë BE dhe SHBA të sjellin një hetues të pavarur dhe mjafton të shohë këto fakte që kanë dalë në media pasi ishin fshehur për 5 vjet nga qeveria. Kaq e thjeshtë është cilësimi reformë e suksesshme apo reformë për të larë duart hajdutët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco