Paratë e krimit pastrohen në ndërtim, Meta: SPAK të mos mbyllë sytë

Paratë e krimit pastrohen në ndërtim, Meta: SPAK të mos mbyllë sytë

11:25, 11/05/2021
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish sot pas konkluzioneve më të fundit të Iniciativës Globale Kundër Krimit, sipas të cilës, të ardhurat nga trafiku dhe tregtia e drogës në Shqipëri po pastrohen me lehtësi në sektorin e ndërtimit dhe të turizmit.

Meta shkroi në Fb: "Është bërë e qartë nga të gjitha institucionet dhe organizatat prestigjioze ndërkombëtare, që fenomeni kriminal i pastrimit të parave është kthyer në sistem dhe që kryesisht të ardhurat nga trafiku dhe tregtia e drogës po pastrohen me lehtësi në sektorin e ndërtimit dhe të turizmit.

Një studim i publikuar nga Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar bën me dije se midis viteve 2017 dhe 2020, Tirana ka përjetuar një bum ndërtimesh dhe rritje të madhe të çmimeve të pronave dhe të apartamenteve, më të shtrenjtat në rajon, që "nuk mund të shpjegohet me kërkesën më të lartë nga ekonomia reale ose me rritjen e nivelit zyrtar të të ardhurave, por përkundrazi drejtohen kryesisht nga paraja e krimit të organizuar dhe korrupsioni, që është investuar në ndërtim dhe pasuri të paluajtshme".

Raporti sqaron se "çmimi i një metër katror në një apartament banimi mesatar në Tiranë ishte rreth 861 euro në vitin 2017, por në vitin 2020, vetëm tre vite me vonë, çmimet pothuajse u dyfishuan duke arritur nivelin e 1400 – 2000 euro/m2.

Në Vlorë, grupet kriminale pretendohet se kanë investuar në sektorin e turizmit, duke përfshirë hotele luksoze në bregdet. Çmimet janë rritur nga 600 në 700 euro/m2 në vitin 2017 në bregun e detit, në 1000 - 1200 euro/m2 në fillim të vitit 2021".

Shqipëria nuk meriton të jetë lavatriçe e pastrimit të parave të organizatave kriminale vendase, rajonale dhe ndërkombëtare, sikundër SPAK, Prokuroria dhe të gjithë institucionet ligjzbatuese nuk duhet të mbyllin sytë përballë çdo veprimtarie antiligjore."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 11/05/2021 12:09

Pse nuk e ke bere me pare kete gje?Vetem kur prishesh me ata qe bashkepunon fillon dhe u nxjerr te palarat.Kjo tregon qe Edhe ti je i perlyer me kriminele.Pastrimi i parave gjithemone eshte bere nepermjet shtetit ketu

Shto koment

Denonco