Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Kokalari: Ja ku gaboi Basha që i ‘besoi’ Ramës

Kokalari: Ja ku gaboi Basha që i ‘besoi’ Ramës

22:14, 10/05/2021
A+ Aa A-

Në lidhje direkte me Çim Peka Live, aktivistja shqiptare në SHBA, Evi Kokalari, komentoi edhe zgjedhjet në Shqipëri.

‘Ne pamë vjedhje masive. Kjo është diçka që ne e  përjetuam në nëntor në SHBA. Por më bëri përshtypje në atë kohë që Lulzim Basha doli hapur dhe uroi Joe Biden, shumë para kohe. Gabimi i Bashës dhe PD që nuk e morën shumë seriozisht situatën duke ditur që këto zgjedhje do të vidheshin. Ata duhet të kishin parë në Amerikë, që kur i vodhën zgjedhjet Donald Trumpit, PD është shumë më e vogël sesa me zgjedhjet në Amerikë. Pra Duhet ta kishin marrë shumë më seriozisht. Fushata nuk bëhet me dy muaj. Ti ke një popull që po blihet me shumë pak para. Ti duhet të dalësh 1 vit përpara, dhe tu shpjegosh se çfarë mund të bëjë 50 dollarë për një javë, dhe çfarë do bëjë PD në katër vite. Unë duke dëgjuar Bashën që ishte i bindur në fitore kam menduar ose këta të PD dinë diçka, ose këta nuk dinë të sillen përballë një personi si Rama, që është shumë i zgjuar.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t10/05/2021 23:08

Rama po te ishte i zgjuar nuk do ishte ky qe eshte, ai eshte djallezor.

Messi 10/05/2021 22:59

Si s’te vjen turp, moj zonja Kokalari qe shan e shan opoziten, qe e grabiten ne zgjedhje dhe grabitesin e quan te zgjuar! Tallesh me shqiptaret, duke mashtruar se edhe ne Amerike u vodhen votat dhe s’ndodhi gje!

Shto koment

Denonco